Nuk i shkrep arma, dështon atentati ndaj zëvendëspresidentes argjentinase (VIDEO)

Ka dështuar atentati ndaj zëvendëspresidentes së Argjentinës, Cristina Fernandez de Kirchner, pasi arma e të dyshuarit nuk ka shkrepur

Momenti i atentatit. Foto: Reuters

Zëvendëspresidentja e Argjentinës e ka shmangur për pak atentatin, pasi arma e një personi të armatosur u bllokua teksa e drejtoi atë para fytyrës së saj.

Cristina Fernandez de Kirchner ishte duke përshëndetur mbështetësit jashtë shtëpisë së saj, kur një burrë doli nga turma dhe i drejtoi një pistoletë në fytyrë.

Presidenti Alberto Fernandez tha se arma ishte e mbushur me pesë plumba, por nuk shkrepi kur u ndez.

Policia tha se personi i armatosur, të cilin mediat lokale e identifikuan si një brazilian 35-vjeçar, është arrestuar. Ata po përpiqen të zbulojnë motivin e sulmit.

Duke iu drejtuar popullit vonë natën e së enjtes, Fernandez tha, “Cristina mbetet gjallë, sepse për një arsye ende të pakonfirmuar teknikisht, arma e cila përmbante pesë plumba, nuk shkrepi”.

“Ne mund të mos pajtohemi, mund të kemi mosmarrëveshje të thella, por gjuha e urrejtjes nuk mund të ndodhë, sepse ajo ushqen dhunë dhe nuk ka asnjë shans që dhuna të bashkëjetojë me demokracinë”, tha Fernandez.

Pamjet e shpërndara në mediat lokale shfaqin një burrë i cili e drejton armën shumë afër kokës së saj duke provuar ta qëllonte. Më pas ajo ul kokën, por nuk pati asnjë të shtënë.

Zëvendëspresidentja e Argjentinës, Cristina Fernandez de Kirchner, i shpëton atentatit

 

Shija e redaktorit

Nora Gjakova fiton medaljen e bronztë në Paris

Nora Gjakova e ka fituar medaljen e argjendtë në Grand Slamin e Parisit, që është e treta nga Franca për Kosovën. Gjakova e fitoi duelin...

Distria e fiton medaljen e bronzt në Grand Slamin e...

Distria Krasniqi ka fituar medaljen e bronztë në Grand Slamin e xhudos që po mbahet në Paris. Xhudistja kosovare fitoi me waz-ari ndaj xhudistet nga...

Shkruan Romeo Çollaku, përkthyesi i romanit “Lugina e lumit Issa”...

Përkthyesi i librit, Romeo Çollaku, ndan me lexuesit historinë e “Lugina e lumit Issa” shkruar nga autori polak Czesław Miłosz. Nga ROMEO ÇOLLAKU Romani Lugina e lumit...

Të fundit nga rubrika