Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, ka deklaruar se nuk është i befasuar nga vdekja e shefit të grupit mercenar “Wagner”, Yevgeny Prigozhin.
Siç raporton “The Independent”, Biden ka reaguar ndaj raportimeve se shefi i Wagner-it, Yevgeny Prigozhin, ka vdekur në një aksident avioni pranë Moskës. Ai ka deklaruar se nuk ka shumë ngjarje që ndodhin në Rusi e prapa tyre nuk është presidenti rus Putin.
“Nuk e di për faktin se çfarë ndodhi, por nuk jam i befasuar”, tha Biden. Ndërsa gazetarët nxituan t’i bënin pyetjet vijuese, ai tha: “Nuk ka shumë gjëra që ndodhin në Rusi që Putini nuk qëndron pas. Nuk di mjaftueshëm për t’i ditur përgjigjet…”, deklaroi Biden.
Shefi i Wagner-it, Yevgeny Prigozhin, e ka humbur jetën si pasojë e rrëzimit të avionit në Rusi, me nëntë persona të tjerë në bord, të vdekur gjithashtu, raporton BBC.
Sipas The Sun, pamjet treguan avionin duke u përplasur në tokë menjëherë pas ngritjes në Rusi. Pasojat treguan flakët që kërcenin nga rrënojat e shkatërruara të një avioni.
Kanalet në “Telegram” raportuan se ishte avioni i liderit rebel rus që ishte zhytur në mënyrë misterioze nga qielli dhe ishte përplasur në një grumbull të zjarrtë. Pretendohet se Prigozhin ka vdekur – së bashku me të gjithë të tjerët që ishin në bord.
Prigozhin udhëhoqi një rebelim të dështuar kundër forcave të armatosura ruse në qershor.