“Nuk ka kurrfarë gjase për konflikt të hapur”, ish-ushtaraku komenton patrullimet e forcave serbe pranë kufirit me Kosovën

"Krahas apetiteve dhe urrejtjes të fortë që kanë, shteti serb dhe pretendimet territoriale ndaj Kosovës, jam i sigurt se nuk ka kurrfarë gjase që ata të ynë një një konflikt apo të hapur ndaj Kosovës"

Gjatë mbrëmjes të së enjtes, kryeministri Albin Kurti ka njoftuar se janë vërejtur njësi të specializuara të ushtrisë së Serbisë, disa metra pranë kufirit me Kosovën – teksa publikoi edhe video të këtyre forcave serbe.

Për këtë në “FIVE” të Dukagjinit ish-ushtaraku, Ismet Ibishi, ka thënë se nuk ka gjasa të ndonjë konflikti të hapur, përkundër pretendimeve territoriale serbe për Kosovën.

“Krahas apetiteve dhe urrejtjes të fortë që kanë, shteti serb dhe pretendimet territoriale ndaj Kosovës, jam i sigurt se nuk ka kurrfarë gjase që ata të ynë një një konflikt apo të hapur ndaj Kosovës. Për arsye siç e dimë se çështjet e sigurisë territoriale të Kosovës janë të rezervuara për forcat e NATO-s, KFOR-in. Kështu që ata vazhdojnë më ato mënyrat e demonstrimit të forcës, por nuk shoh ndonjë rrezik që mund të mënyre drejt territorit tonë”, ka thënë Ibishi.

Ibsii ka thënë se edhe pse nuk ka rrezik për një konflikt të hapur, shteti i Kosovës duhet të jetë çdo herë në gatishmëri.

Pasi sipas Ibishit, mund të ketë rrezik nga grupe terroriste siç ishte ai i 24 shtatorit në Banjskë të Zveçanit.

“Sidoqoftë ne duhet të kemi një gatishmëri çdo herë, dihet disponimi i tyre. Mund të presim në vazhdimësi grupet terroriste siç ishin në Banjskë, por jo luftë të hapur. Grupe të tilla e kanë marrë leksionin në Bansjkë dhe për herëve të tjera mirë do të mendohen të mos ia mësyjnë të mos e provokojnë sigurinë e Kosovës.

E patrullimet e forcave serbe janë shqetësim për KFOR-in ka ritheksuar Ibishi.

“Ky është një shqetësim për forcat e NATO- KFOR-in, i cili e ka këtë të drejt, obligim, sipas marrëveshje dhe çështjet së sigurisë territoriale të Kosovës”, ka thënë ndër të tjerra ish-ushtaraku.

 

Në lidhje me këtë, ndihmëssekretari amerikan i Shtetit për Evropën dhe Euroazinë, James O’Brien, ka thënë se Shtetet e Bashkuara të Amerikës (ShBA) janë duke i vëzhguar lëvizjet e ushtrisë serbe afër kufirit me Kosovën dhe se ShBA ia ka bërë të ditur Serbisë që përdorimi i forcës do të ishte i papranueshëm.

O’Brien, në një bashkëbisedim me gazetarët online, ka thënë se një lëvizje eventuale prej forcave të Serbisë do të konsiderohej prej ShBA-së si rrezikim i forcave të NATO-s “që janë në Kosovë për t’i mbrojtur shqiptarët dhe serbët”.

“Në Serbi, presidenti [i Serbisë, Aleksandar] Vuçiq e di mirë se çdo përdorim i forcës kundër Kosovës do të ishte i papranueshëm, do të konsiderohej rrezikim i forcave të NATO-s, që janë aty për të mbrojtur popullsinë, shqiptarët dhe serbët. Ai ka thënë se nuk do të ketë përdorim të forcës”, ka deklaruar O’Brien.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika