“Nuk ka paqe pa sigurinë e grave”, nis aksioni simbolik para gjykatës

Me mbishkrimin “Nuk ka paqe pa sigurinë e grave”, nis aksioni simbolik pranë Pallatit të Drejtësisë, ku do të zhvillohet seanca gjyqësore për vrasjen e Liridona Ademajt

Foto: Vlora Selimi

“Nuk ka paqe pa sigurinë e grave”.

Me këtë mbishkrim nis aksioni simbolik pranë Pallatit të Drejtësisë, ku do të zhvillohet seanca gjyqësore për vrasjen e Liridona Ademajt.

Ky aksion është organizuar nga Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist bashkë me aktivistë feministë të pavarur.

“Jemi mbledhur këtu në këtë aksion simbolik për të dënuar edhe një tjetër vrasje makabër të një gruaje e për të bërë të qartë se nuk do të qëndrojmë të qeta përderisa burra vazhdojnë të dhunojnë e vrasin gra. Dhuna e gjinizuar ndaj vajzave dhe grave dhe femicidi nuk janë incidente të izoluara apo simptoma të probleme psikologjike të kryerësve të këtyre krimeve, ato janë simptoma të patriarkalizmit që vazhdon ta qeverisë familjen, shoqërinë, shtetin. Ato janë pasojat e një dhune strukturore patriarkale që vazhdon t’i shtypë gratë. Dhuna e gjinizuar po na ngulfat në secilën hapësirë e disa prej tyre po i vret”, tha njëra nga organizatoret e këtij aksioni simbolik.

Kurse, të martën duke filluar nga ora 18:00, Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist ka thirrur një protestë gjithëpopullore në sheshin “Zahir Pajaziti”, në Prishtinë.

“Thërrasim në organizim dhe veprim të gjitha/ë anembanë Kosovës që të mblidhemi dhe të themi njëzëri që nuk ka paqe pa sigurinë e grave dhe të kërkojmë që dhuna e gjinizuar dhe femicidi të trajtohen si urgjencë kombëtare”, thuhet në njoftim.

Seanca fillestare ndaj Naim Murselit, i cili dyshohet se ka organizuar vrasjen e bashkëshortes së tij, dhe dy të dyshuarve të tjerë, do të mbahet t dielën e tre dhjetorit.

E njëjta pritet të nisë nga ora 09:30, në Gjykatën Themelore në Prishtinë.

Ende nuk dihet nëse seanca do të jetë e hapur për mediat.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika