“Nuk kam kontaktuar me Naimin, s’kam caktuar avokat”, thotë babai i Naim Murselit

Shaban Murseli, babai i Naim Murselit, ka thënë se nuk e ka kontaktuar Naimin dhe se nuk ka angazhuar ndonjë avokat për të

Shaban Murseli, babai i Naim Murselit (i cili dyshohet se e ka organizuar vrasjen e gruas së tij, Liridona Ademajt), ka thënë se nuk e ka kontaktuar Naimin dhe se nuk ka angazhuar ndonjë avokat për të.

Ai është shprehur se është i tronditur nga ngjarja.

Sa i përket pjesëmarrjes në rivarrimin e Liridonës, babai i Naimit thotë se ndonëse kishte dëshirë të merrte pjesë nuk është lejuar nga familja Ademaj.

“Intervista ime është keqkuptuar. Për Naimin as nuk kam caktuar avokat, sepse jam i tronditur, nuk e kam kontaktuar. Kam folur për ditën e varrimit, ua shkrova dje një mesazh, kisha dëshirë që të merrja pjesë në rivarrim se e kam pasur si vajzën time, por mora përgjigje negative. Miqësia jonë ka përfunduar. Ende s’po mundem t’i besoj syve të mi e veshëve të mi”, tha ai në Debat Plus në RTV Dukagjini përmes një linje direkte.

Shija e redaktorit

“Dukagjini Resort” te Rana e Hedhur, në fillim të rrugës...

"Dukagjini Resort" është një projekt i jashtëzakonshëm arkitekturor te Rana e Hedhur, në kilometrat e parë të rrugës së re Shëngjin-Velipojë. Resorti, puna për ndërtimin...

Distria Krasniqi shpallet për herë të tretë kampione e Evropës...

Distria Krasniqi ka shkëlqyer sërish në arenën ndërkombëtare të xhudos, duke fituar medaljen e artë në Kampionatin Evropian që po mbahet në Podgoricë të...

Kongresi Amerikan paraqet rezolutë kundër krimeve të dhunës seksuale në...

Qendra Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës (QKRMT), njofton se Kongresi Amerikan paraqet Rezolutën 26 – një zë i fuqishëm kundër krimeve...

Të fundit nga rubrika