Nuk miratohet projektrezoluta e PDK-së për çmimin dhe faturimin e rrymës

Me 29 vota pro, asnjë kundër dhe 55 abstenime, ka dështuar të miratohet Propozim-rezoluta në lidhje me çmimin dhe faturimin aktual të energjisë elektrike për konsumatorët

Kuvendi i Kosovës

Deputetët e Kuvendit të Kosovës nuk e kanë miratuar Propozim-rezolutës në lidhje me çmimin dhe faturimin aktual të energjisë elektrike për konsumatorët.

Me 29 vota pro, asnjë kundër dhe 55 abstenime, ka dështuar të miratohet propozimrezoluta, në lidhje me çmimin dhe faturimin aktual të energjisë elektrike për konsumatorët.

Në këtë projektrezolutë i është rekomanduar Zyrës së Rregullatorit për Energji (ZRRE) që brenda afatit të arsyeshëm kohor të marrë vendim për anulimin, përkatësisht heqjen e blloktarifës për kalkulimin e shpenzimeve të energjisë elektrike për konsumatorët familjarë.

ZRRE-së i është rekomanduar të ndërmarrë masa në raport me Kompaninë Kosovare për Furnizim me Energji Elektrike (KESCO), për të siguruar trajtimin efektiv dhe të barabartë të konsumatorëve që kanë parashtruar ankesa ndaj faturave të energjisë elektrike për muajin dhjetor 2023 dhe ankesave eventuale të konsumatorëve në vitin 2024.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika