Nuk mori pjesë në kurorëzim, Biden uron Mbretin Charles lll

Mbreti Charles III dhe Mbretëresha Camilla janë kurorëzuar në Westminster Abbey, duke shënuar fillimin simbolik të një epoke të re mbretërore në Britani. Ndonëse nuk morri vet pjesë në kurorëzim, Biden ka thënë se është krenar që Zonja e Parë po përfaqëson Shtetet e Bashkuara

Presidenti amerikan, Joe Biden

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA), Joe Biden, ka uruar Mbretin Charles lll dhe Mbretëreshën Camilla për kurorëzimin e tyre, të shtunën.

Me anë të një postimi në Twitter, Biden ka thënë se miqësia në mes dy vendeve vazhdon të jetë burim force për të dy popujt, atë britanik dhe amerikan.

“Urime Mbretit Charles III dhe Mbretëreshës Camilla për kurorëzimin e tyre. Miqësia e qëndrueshme midis SHBA-së dhe Britanisë së Madhe është një burim force për të dy popujt tanë”, ”, ka shkruar Bideni.

Ndonëse nuk morri vet pjesë në kurorëzim, Biden ka thënë se është krenar që Zonja e Parë po përfaqëson Shtetet e Bashkuara për këtë rast historik.

Mbreti Charles III dhe Mbretëresha Camilla janë kurorëzuar në Westminster Abbey, duke shënuar fillimin simbolik të një epoke të re mbretërore në Britani dhe një përmbushje personale për një njeri që ka kaluar më shumë se shtatë dekada në pritje.

Në një ritual luksoz dhe arkaik që nuk është parë në Britani që nga viti 1953, mbreti u vajos me vaj të shenjtë dhe u betua për mbretërit, përpara se Kryepeshkopi i Canterbury-t, Justin Welby, t’i vendoste kurorën e Shën Eduardit mbi kokën e tij, duke thirrur “Zot, shpëtoni Mbretin!”, transmeton “The Guardian“.

Para 2300 mysafirëve, përfshirë më shumë se 100 krerë shtetesh, mbreti u zotua gjithashtu se do të ruajë fenë protestante në Mbretërinë e Bashkuar dhe do të ruajë të drejtat e Kishës së Anglisë, siç përcaktohet në një akt të Parlamentit.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika