“Nuk mundem të shkoj te psikologu sepse dy seanca 80 euro”

Fotografi. Ilustruese

Çmimet e larta të shërbimeve private psikologjike janë arsyeja pse shumica e qytetarëve nuk po vazhdojnë seancat psikologjike, të cilat iu nevojiten për sëmundjen që duhet ta trajtojnë.

Presidenca hungareze-pushteti pret të shqyrtohet aplkacioni i Kosovës për në BE, opozit…E bëjnë për spital zyrtarin policor, të dyshuarit lirohen në procedurë të rregulltDeklaratat e krerëve të shtetit për sulme të reja nga Serbia ‘trembin’ investitorët, Ra…The Sydney Morning Herald: Gjirokastra, qyteti i çuditshëm evropian që i përket një ënd…Euro 2024: Përfundon pjesa e parë mes Holandës dhe Turqisë

Dikur çmimet startonin nga 20 euro një seancë, ndërsa këtë vit nga 30-40 euro.

Për këtë rritje të çmimeve është ankuar edhe shoqata e psiklogëve, të cilët si fajtor kryesor e quajnë edhe mos hapjën e një ode të psikologëve, e cila do të caktonte çmimet dhe do të shikonte licensat e këtyre psikologëve.

Drejtori i Klinikës së Psikiatrisë në QKUK, Faton Kutllovci ka thënë për KosovaPress-in se në këtë klinikë janë të punësuar gjashtë psikologë, tre për të rritur dhe tre për fëmijë.

Ai rreth çmimeve ka theksuar se nëse janë të përcaktuara nga Ministria e Shëndetësisë, atëherë nuk është kundër rritjës së këtyre çmimeve.

Kutllovci apelon që psikologët të mos ndikojnë te klientët që t’iu ndërprehet terapia, nëse ajo është paraparë nga psikiatri apo profesionisti i shëndetit mendor, sepse është një gabim.

Ndërsa, drejtori i shoqatës së psikologëve, Ilir Havolli kërkon nga Ministria e Shëndetësisë që të bëhet rritja e psikologëve në instirucione publike për shkak se në momentin që klienti me një shqetësim psikologjik, merr në telefon psikologun, pyetja e parë është se sa kushton seanca psikologjike dhe në këtë rast harron shqetësimin dhe sëmundjën e vet.

E një qytetarë i cili nuk dëshirtonte të fliste para kamerës ka potencuar se i njëjti ka ankth, por arsyeja pse nuk shkon në seanca psikologjike është çmimi i lartë i tyre.

“Unë për vete kam ankth, por dy seanca 80 euro nuk po mundem të  shkoj, nuk e di a është  më e rëndësishme shëndeti ynë mendor apo përfitmi nga këto sëmundje”, ka potencuar qytetari.

KosovaPressi gjithashtu ka kontaktuar njërën nga psikologet e njohura në Prishtinë, e cila ka treguar se çmimi i një seance psikologjike kushton 40 euro. /KosovaPress

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika