“Nuk na nevojitet një proces me dilema e me dyshime”, Dugolli i VV-së i shqetësuar me konkursin e “dallavereve” në Polici

Deputeti i Lëvizës Vetëvendosje, Enver Dugolli

Deputeti i VV-së, Enver Dugolli, është shprehur i shqetësuar pas raportimeve të Dukagjinit për konkursin për gradim të policëve nga “Polic i lartë” në “Rreshter”, gjegjësisht gjatë testit me shkrim, ka pasur keqpërdorime e parregullsi.

Dugolli ka thënë se “nuk ka vyen asnjë proces që ka dilema” dhe rezultatet e këtij konkursi lënë vend për dyshimet se ka pasur favorizime.

“Sa për korrekti, edhe ne jemi të shqetësuar me raportimet që kanë dalë me rastin e rekrutimit të fundit për gradën “Rreshter” të këtij procesi dhe ju inkurajojmë që të vazhdoni hetimin e pavarur dhe ashtu siç dini të bëni pa ndikime. Sepse ne jemi të interesuar që ai proces të sqarohet në tërësi.

Të mos ketë dilema nga askush, nuk ka vyejnë asnjë proces që ka dilema. Edhe rezultat nga ato që kemi parë lënë për të dyshuar që nuk ka shkuar gjithçka në rregull. Por, megjithatë nuk po e predikojmë hetimin, i presim rezultatet me padurim dhe besojmë në ato rezultatet që do t’i publikoni”, ka thënë Dugolli në Komisionin për Siguri.

Kurse kryeshefi i Inspektoratit Policor të Kosovës, Kushtrim Hodaj, ka pohuar se derisa të dalë me raportin final, IPK-ja, në lidhje me dyshimet për favorizime dhe keqpërdorime në konkursin për gradim e policëve, duhet të ketë një pezullim të përkohshëm të këtij konkursi.

“E di që është proces që është në zhvillim e sipër, do të kujdesemi edhe për këtë pjesë. Do të bisedojmë edhe menaxhmentin e Policisë së Kosovës. Ndoshta duhet të ketë një pezullim të përkohshëm derisa ne dalim me raportin final. Në mënyrë që të mos ketë pastaj efekte apo pamundësi për me i evituar efektet që i krijon procedura”, ka thënë Hodaj.

 

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika