“Nuk pendohem, vrasjet i planifikova”, zbardhet dëshmia e të dyshuarit për vrasje të trefishtë në Tiranë

I dyshuari i me inicialet R.H ka dhënë dëshminë e tij para autoriteteve shqiptare. Ai ka thënë se planin e kishte përgatitur se do të vriste 4 persona. Ai deklaroi se donte të vriste të dashurën në Astir, pasi i kishte borxh 80 mijë euro, por në atë moment në dyqanin e saj u futën edhe njerëz të tjerë

I dyshuari për vrasje të trefishtë (Ilustrim)

Mediat në Shqipëri janë duke raportuar se është zbardhur dëshmia e të dyshuarit për vrasjen e trefishtë gjatë ditës së mërkurë të 1 marsit.

I dyshuari i me inicialet R.H ka dhënë dëshminë e tij para autoriteteve shqiptare.

Ai ka thënë se planin e kishte përgatitur se do të vriste 4 persona. Ai deklaroi se donte të vriste të dashurën në Astir, pasi i kishte borxh 80 mijë euro, por në atë moment, në dyqanin e saj u futën edhe njerëz të tjerë.

Objektiva të tij ishin edhe dy vëllezërit e V. K., “armikut të tij në burg”, por i ekzekutoi të motrën në banesë.

“Planin e kisha të përgatitur dhe kisha 4 objektiva për të vrarë. Në fillim doja ta vrisja 40-vjeçaren në Astir, të cilën doja ta prisja në fyt, por u largua dhe në dyqan u futën njerëz të tjerë. Doja ta vrisja sepse më kishte 80 mijë euro borxh. Nuk doja ta qëlloja me armë sepse më pas nuk realizoja dot vrasjet e tjera. Më pas shkova në Kodër-Kamëz, sepse doja të vrisja ish-vjehrrin, por duke qenë se nuk e gjeta më shtëpi, kam qëlluar ndaj grave. Pasi më mbaruan plumbat nxora thikën dhe sulmova me thikë. Më pas kisha dy objektiva, vëllain e V. K. dhe një person tjetër që i ka dhënë pistoletën vrasësit të babait tim para 23 vitesh”, thuhet në dëshminë e tij shkruan “ABCnews“.

“Duke qenë se e kisha më afër dhe nuk kishte trafik, shkova te shtëpia e V. K. U futa në banesë dhe nuk gjeta njeri, po kërkoja vëllain e V. K. Kur dola në oborr thirra: A ka njeri këtu? Dhe doli motra e tij. Qëllova ndaj saj, ndërsa ndaj nënës nuk qëllova vetë, sepse nuk doja ta vrisja. Vrasjen e bëra sepse kisha sherr me vëllain e saj në burg dhe e kisha paralajmëruar. Mora makinën dhe u largova drejt Sharrës dhe rrugës jam ndeshur me disa patrulla policie, të cilat shkonin drejt vendngjarjeve. Kur arrita në Kodër po prisja ardhjen e objektivit tjetër. Pas kryerjes së vrasjes së 4, unë do të dorëzohesha vetë dhe do të shkoja në burg”, thuhet në dëshminë e tij.

Shija e redaktorit

Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të...

Gjatë vizitës zyrtare në Kanada, Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, zhvilloi një takim bilateral me Shefen e Mbrojtjes së...

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Të fundit nga rubrika