Nuk përjashtohet që Trump ta rikthejë korrigjimin e kufijve me Serbinë

Ardhja e Donald Trump në Shtëpinë e Bardhë për Kosovën mund të sjellë shumë të panjohura. Analist politikë dhe shtetas amerikan thonë se republikani Trump për shtetin tonë mund të sjellë disa mundësi, zbatimin e shpejt të planit franko-gjerman, rikthimin e marrëveshjes së Uashingtonit, e po ashtu edhe korrigjimin e kufijve ose shkëmbimin e territoreve me Serbinë

Miliona shtetas amerikanë, që jetojnë këndej oqeanit paqësor, ka gati një muaj që kanë votuar për presidentin e ri.

Këtë të drejtë e ka shfrytëzuar edhe Ilir Ibrahimi, drejtor menaxhues i Klubit të Biznesit të Kosovës.

Ibrahimi është shtetas amerikan, dhe beson se fitorja e Trumpit do të ndikojë edhe në vendin ku jeton tash.

“Se çfarë çasje do të ketë unë shpresoj se do të ketë kujdesin siç e ka pasur në administratën e parë që do të kemi një të deleguar special për çështjen e Ballkanit, dhe nëse ndodh një gjë e tillë unë mendoj që do të ketë një marëveshje të shpejtë”, ka deklaruar Ilir Ibrahimi – Analist.

Ibrahimi shpreson se Trump ta rikthejë në tryezë marrëveshjen e Uashingtonit.

Sipas tij palët nuk do të kenë shumë mundësi as të negociojnë përmbajtjen e as ta refuzojnë ofertën, cilado që do të jetë marrëveshja.

Ardhja e Trumpit për shumë njerëz e ka vënë në pikëpyetje ekzistencën e planit franko-gjerman.

Analistit tjetër politik, Belgzim Kamberi, mendon se fati i këtij plani dhe marrëveshjes së arritur varet nga raporti që Trump do ta ndërtojë me Bashkimin Evropian.

“Tash mbetet të shihet nëse Trump ka dëshirë ta marr timonin ose lidershipin e proceseve në Ballkan, siç ishte në një situatë të caktuar në vitin 2017-18, një herë me idenë e korrigjimit të kufijve, pastaj me idenë e një projektit të orientuar kah ekonomia, pra si përfundoi me marrëveshjen e Ëashingtonit”, ka potencuar Belgzim Kamberi – Analist.

Edhe për zërat në botën serbe të cilët e kanë mirëpritur fitoren e Trumpit, Kamberi ka një shpjegim. Sipas tij, kjo atmosferë mund të analizohet në dy drejtime, e para është ideologjia, dhe e dyta shpresa e rrymave kryesisht nacionaliste se me Trumpin do të përmbyset rendi dhe realiteti politik.

Shpresa e këtyre të fundit sipas Kamberit jo domosdoshmërisht janë realiste sepse nuk do të thotë se Trump është kundër Kosovës, sepse në kohën e tij Kosova e themeloi ushtrinë dhe e fitoi njohjen e vetme në pesë vitet e fundit, atë nga Izraeli.

Shija e redaktorit

Votohet buxheti për vitin 2025

Me pesë vota për, asnjë kundër dhe asnjë abstenim, Komisioni parlamentar për Buxhet, Punë dhe Transfere ka votuar buxhetin për vitin 2025. Buxheti prej 3.6...

Trump, presidenti i ri i SHBA-së

Kandidati i republikanëve, Donald Trumpit është fituesi i zgjedhjeve presidenciale të Shteteve të Bashkuara të Amerikës . Ai ka tejkaluar pragun prej 270 vendeve të...

Haradinaj bën homazhe pranë shtatores së Zahir Pajazitit: Ishte ndër...

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës(AAK), Ramush Haradinaj, ka bërë homazhe pranë shtatores së heroit të kombit, Zahir Pajaziti në Prishtinë në ditëlindjen...

Të fundit nga rubrika