Nuk pranohet kërkesa për largimin e Atiqit nga pozita e kryetarit

Komuna e Mitrovicës së Veriut nuk e ka pranuar kërkesën e qytetarëve për iniciativën e largimit të kryetarit, Erden Atiq. Kjo pasi sipas Kryesuesit të Kuvendit të kësaj komune, iniciuesit nuk kanë bërë kërkesën në bazë të Udhëzimit Administrativ të hartuar nga Ministria e Pushtetit Lokal

Pasi në shtator u hartua një udhëzim administrativ për largimin e kryetarëve të komunave ndërmjet peticionit, të parët që përdorën atë ishin disa serbë për katër komunat veriore.

Por, deri më tani nuk kanë arritur synimin e tyre.

Kërkesa atyre u është refuzuar për largimin e kryetarit të Mitrovicës së Veriut, Erden Atiq.

Kryesuesi i Kuvendit të kësaj komune Nedzad Ugljanin tregon se ku bën gabim në këtë iniciativë.

“Grupi iniciues nuk është bazuar në Udhëzimin administrativ dhe vet kërkesa është në mënyrë jo adekuate e shkruar sepse aty ka paqartësi. Të parin hap gabim që kanë bërë është që nuk kanë njoftu kryesuesin për formimin e grupit iniciues”, tha Nedzad Ugljanin – Kryesues i Kuvendit, Mitrovicë e Veriut.

Ugljanin pret që iniciativa të ndërmerret përsëri ndonëse, sipas tij gjithçka është politike, madje edhe gabimet në kërkesë.

Të hapur për fillimin e një procedure të tillë përsëri janë edhe asamblistët, ndonëse Betim Osmani beson se e kanë të vështirë të mblidhen nënshkrimet e nevojshme.

“Procedurat të gjithë e dimë si shkojnë, për më e i jep mundësi çfarëdo grupi me i përdorë edhe ata mundësitë e veta. Është procedurë e gjatë kjo, nëse ata munden me i mbledhë 5-6 mijë apo 10 mijë nënshkrime që me mbajt referendumin për ta shkarku kryetarin ne si asamble duhet të ia mundësojmë”, tha Betim Osmani – Asamblist në Mitrovicën Veriore.

Për tri komunat tjera veriore, televizioni ka tentuar të marrë vesh nëse janë pranuar kërkesat apo jo, por nuk ka pasur konfirmime nga ana zyrtarëve komunalë.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika