Nuk preken pagat e gjyqësorit, Apeli konfirmon vendimin e Themelores

Konfirmimi i Apelit ndaj vendimit të Themelores që nuk e lejoi uljen e pagave të gjyqësorit është mirëpritur nga avokatë e monitorues të sistemit të drejtësisë në Kosovë. Teksa Qeveria nuk ka treguar nëse këtë vendim do ta kontestojë në Supreme, po vlerësohet se vendimi i tillë ka qenë populist dhe i parealizueshëm nga fillimi.

Prokuroria e Shtetit

Fillimisht Themelorja e rishtazi edhe Apeli ia bëri me dije Ekzekutivit se nuk mund të preken pagat e gjyqësorit.

Gjykata e Apelit ka vërtetuar vendimin e Gjykatës Themelore në Prishtinë me të cilin është anuluar si i kundërligjshëm vendimi Qeverisë që Kosovës për uljen e pagave të prokurorëve dhe gjyqtarëve.

Tash që dy shkallët e para i kanë dhënë të drejtë sistemit prokuroria dhe atij gjyqësor, qeveria nuk ka treguar nëse do ta përdorë mjetin e jashtëzakonshëm juridik.

Por pavarësisht nëse ky vendim do të kontestohet edhe në Supreme apo jo, Gëzim Shala nga IKD thotë se vendimi i Qeverisë nuk ka gjasë të marrë dritën e gjelbër pasi shkel Kushtetutën.

 Hulumtuesi i lartë në IKD, Gëzim Shala ka thënë se “Në secilin rast aktgjykimi i shkallës së parë dhe i shkallës së dytë, kanë qenë mjaftueshëm të qartë dhe për më tepër edhe në mungesë të këtyre aktgjykimeve, çështja ka qenë shumë e qartë. Përpos ligjit edhe të gjitha standardet dhe praktikat ndërkombëtare theksojnë se është e domosdoshme për pavarësisë e gjyqësorit, stabiliteti i tyre financiar, dhe në këto rrethana definitivisht pagat e tyre nuk mund të preken”.

Konfirmimi nga ana e Apelit nuk e ka befasuar as avokatin Ylli Zekaj, që thotë se një vendim i tillë i Qeverisë nga fillimi ka qenë populist dhe formë hakmarrjeje  për dështimin e jetësimit të vettingut.

Avokati, Ylli Zekaj ka theksuar se “Ka qenë një vendim i pritur në të cilën është konfirmuar ajo që kemi thënë edhe më herët , atë qe e ka thënë shoqëria civile, dhe të gjithë akterët të cilët e kanë përcjellë punën e sistemit gjyqësor dhe të qeverisë, që qeveria ka marr një vendim të kundërligjshëm, për uljen e pagave të gjyqtarëve dhe prokurorëve meqenëse nuk ka të drejtë, një mundësi e tillë është kur kemi restriksione ekonomike, humbje në buxhet, gjë që nuk e ka konfirmuar asnjëherë qeveria e Republikës së Kosovës.”

Në vendimin e Gjykatës thuhet se pagat e prokurorëve dhe gjyqtarëve garantohen me ligj dhe duhet të jenë në përpjesëtim me dinjitetin e profesionit të tyre dhe barrën e përgjegjësisë dhe se paga nuk mund të ulet përgjatë mandatit të tyre, përveç situatave të jashtëzakonshme të vështirësive ekonomike.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika