Nuk u ftua nga Kosova, Daku flet për “Duelin Sportiv”: Kam qenë i gatshëm t’i ndihmoj Kombëtares

Sulmuesi i Muras, Mirlind Daku, ka folur ekskluzivisht për emisionin “Dueli Sportiv” në RTV Dukagjini rreth mos ftesës së tij nga Kombëtarja e Kosovës për dy ndeshjet e muajit qershor.

Ai ka thënë se ka pritur të ftohet dhe ka qenë i gatshëm t’i ndihmojë “Dardanëve”.

“E kam ndjerë besimin në vete se jam i gatshëm t’i ndihmoj Kombëtares, marrë parasysh edhe mungesat që i ka Kombëtarja në pozitën time që është vetëm Muriqi. E kam parë që mundem t’i ndihmoj sado pak Kosovës nëse ka nevojë,” tha Daku.

Tutje, 25-vjeçari tregoi se nuk ka pasur asnjë kontakt nga Federata e Futbollit e Kosovës.

“Jo nuk kemi pasur asnjë kontakt,” theksoi ai.

Kujtojmë se Mirlind Daku kishte qenë golashënuesi i dytë më i mirë në Superligën e Sllovenisë me 19 gola.

“Dueli Sportiv” do të vazhdojë çdo të diel me fillim nga ora 22:00.

Përveç diskutimeve për sportin vendor po ashtu do të ketë edhe shumë risi të tjera në vazhdim.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika