Nuk u ftuan në takim nga Kurti, Ibrahimi ironizon: Ndoshta po na dojnë shumë

Sazan Ibrahimi, kryetari i Asociacionit të Komunave të Kosovës ka thënë se AKK-ja nuk ka marrë ftesë për të qenë pjesë e takimit të Kurtit me kryetarët e Komunave

Sazan Ibrahimi, kryetar i Asociacionit të Komunave të Kosovës (AKK)

Sazan Ibrahimi, kryetari i Asociacionit të Komunave të Kosovës ka thënë se AKK-ja nuk ka marrë ftesë për të qenë pjesë e takimit të Kurtit me kryetarët e Komunave.

Ibrahimi duke ironizuar ka thënë se kjo ndoshta po ndodh se “po na dojnë shumë”.

“Kjo është hera e parë që një qeveri nuk e fton Asociacionin në këto takime. Të gjitha qeveritë e mëparshme e kanë parë Asociacionin si aleat, i cili i ka përkrahur në ndryshime sa i përket demokracive lokale”, ka thënë Ibrahimi.

Ibrahimi ka thënë tutje se është hera e parë që 18 komuna të vendit nuk do të përfitojnë “asnjë cent” nga niveli qendror për projekte të reja kapitale. Kjo sipas tij ndodh sepse varet se kush qeverisë në këto komuna.

“Kryetarët e komunave aludojnë edhe në këtë. Për këtë arsye kemi kërkuar që të formohet grandi i katërt. Me formimin e grandit të katërt për investime kapitale niveli qendror më nuk do të ketë mundësi të ndajë buxhet për komunat varësisht prej përkatësisë politike apo etnike”, ka shtuar Ibrahimi.

“Grandi i katërt janë mbi 100 milion euro, të cilat nëse u jepen komunave shfrytëzohen dy kritere. Kriteri i parë që është numri i banorëve në ato komuna dhe kriteti i dytë është sipërfaqja e komunave…Për këtë kryetarët e Komunave po ankohen sepse po vlerësojnë se në disa raste niveli qendror po i sheh komunat dhe po financon projekte të ndryshme në baza politike dhe etnike”, ka theksuar kryetari i Asociacionit të Komunave të Kosovës në emisionin “FIVE” të RTV Dukagjini.

Ndërsa rreth tatimit në pronë, Ibrahimi është shprehur se Ministria e Financave “ka gisht” në këtë çështje.

Derisa për ndryshim plotësim të ligjit aktual, Ibrahimi ka thënë se Komunat do të kenë mundësi t’ia falin qytetarëve nga 100 euro. “Nuk ka pasë asnjë konsultë me komunat. Një ligj i cili është me rëndësi vitale për komunat sepse i prek buxhetetet e komunave nuk është diskutuar fare me komunat”, ka deklaruar Ibrahimi.

Gjersa për raportet e Auditimit, ai ka thënë se ka tendencë të centralizimit të kompetencave nga Parlamenti i Kosovës.

“Nuk ka nevojë që të centralizohen kompetencat, nëse edhe Parlamenti fillon të mirret me auditime të ndërmarrjeve publike lokale atëherë le t’i mbyllin kuvendet komunale dhe t’i marrin ato kompetanca”, ka përfunduar ai.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika