Nuk votohet komisioni për energji, opozita e lëshon seancën

Si pasojë e mosvotimit të Komisionit Hetimor për energji, të iniciuar nga PDK-ja, të gjitha partitë opozitare e kanë lëshuar sallën. Arben Gashi nga LDK, ka thënë se nuk do të marrin pjesë në asnjë votim deri sa të votohet ky komision

Kuvendi i Republikës së Kosovës

Vetëm 33 deputetë të Kuvendit të Kosovës, votuan për themelimin e komisionit për hetim parlamentar në lidhje me energjinë.

Edhe pse Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca i dha mbështetje kërkesës së opozitës për themelimin komisionit për energji, kjo nuk ia ndërroi mendjen deputetëve të pozitës.

“Dua t’i jap të drejtë pjesërisht opozitës, po dua t’i jap të drejtë opozitës sepse atëherë kam qenë kryetar i grupit parlamentar, kur m’u ka mohuar një gjë e tillë.
Prandaj, duhet të jemi konsistentë. Duhet ta hapim fazën e propozimit të emrave për këtë komision hetimor, pastaj mazhoranca e vendos me votë se a do ta votojë apo jo”, deklaroi Konjufca.

Si pasojë e kësaj, tri partitë opozitare, PDK, LDK e AAK kanë lëshuar sallën në shenjë revolte ndaj mosvotimit të komisionit.

Arben Gashi nga LDK, tha se kjo parti nuk do të marrë pjesë në asnjë seancë të ardhshme nëse komisioni i kërkuar nga ta nuk themelohet.

Opozita përplaset me pozitën në lidhje me themelimin e komisionit për energji

Shija e redaktorit

Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të...

Gjatë vizitës zyrtare në Kanada, Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, zhvilloi një takim bilateral me Shefen e Mbrojtjes së...

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Të fundit nga rubrika