Nuk zbatohet ligji që pushteti vet e hartoi, s’paguhet rrezikshmëria në orët shtesë

Zyrtarë policor në kushte anonimiteti kanë dërguar ankesa në redaksinë e Dukagjinit duke treguar se nuk është kryer pagesa e rrezikshmërisë në orët shtesë që nga viti i kaluar ndonëse u takon me ligj. Arsyetim për këtë nuk kanë dhënë institucionet përgjegjëse.

Pagesa e shtesës për rrezikshmëri vazhdon të mbetet “molla e sherrit” mes Policisë së Kosovës dhe Qeverisë.

Ulja pikërisht e saj që u bë nga Qeveria aktuale, detyroi zyrtarët policor të dalin edhe në rrugë për të protestuar.

Sipas ligjit për Policinë, neni 47 i saj, pika tre thotë se shtesat përfshijnë, por nuk kufizohen në kompensime për punë të rrezikshme, punën nën stres, kompensime për orar të punës me ndërrime, pagesa gjatë festave, pagesa për punë jashtë orarit, dhe pagesa për caktim në punë të veçantë.

Por, televizioni ka kuptuar që shtesa për rrezikshmërinë  në orët shtesë që punojnë zyrtarët policor nuk është zbatuar ashtu siç u takon me ligj.

Madje këtë ankesë në kushte anonimiteti ia ka drejtuar Dukagjinit një zyrtar policor i Njësisë Speciale për Ndërhyrje të Shpejtë, i cili ka treguar që në të kaluarën ka ndodhur një gjë e tillë.

“Që nga data 5 shkurt e vitit 2023 kur ka hyrë në fuqi ligji i ri për pagat në sektorin publik, edhe pse ne policët angazhohemi në orare jashtë orarit të rregullt, pagesa për orët shtesë bëhet vetëm duke u llogaritur me pagën bazë dhe nuk përfshihen shtesat tjera si rrezikshmëria dhe përvoja, në gjë e tillë nuk ka ndodhur më herët, pra para se ky ligj të hyjë në fuqi janë bërë pagesat për orët shtesë por në orë shtesë janë llogaritë edhe këto shtesa. Në bazë të kësaj logjike policët janë të rrezikuar vetëm në orarin e rregullt dhe angazhimi pas këtij orari nuk kanë rrezik”, tha një zyrtar policor anonim.

Zyrtari policor poashtu tregon se sa është shuma që ata nuk marrin me mos zbatimin e këtij ligji.

“Kjo diferencë  për një punonjës nuk është edhe e vogël sepse është rreth 0.80 cent më pak pagesë për orë. Dhe shuma e orëve të paguara me këtë llogaritje është 2000-4000 orë shtesë varësisht se nga cila njësi jemi”, tha ai.

Sindikata e Policisë së Kosovës, zotohet se do t’i adresojë këto shqetësime.

Televizioni ka pyetur Ministrinë e Punëve të Brendshme dhe Policinë e Kosovës për këtë paqartësi por të njëjtit që nga fillimi i kësaj jave nuk kanë kthyer përgjigje.

 

 

 

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika