Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka procesuar rezultatet nga 44.19% e vendvotimeve në përfaqësitë diplomatike, duke ofruar një pasqyrë të parë të votës së diasporës.
Sipas të dhënave të deritanishme, numërimi ka përfunduar në 19 nga gjithsej 43 kuti votimi, dhe rezulton se Lëvizja Vetëvendosje (VV) kryeson bindshëm me 81.89% të votave. Pas saj radhiten:
• Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) me 7.21%,
• Partia Demokratike e Kosovës (PDK) me 5.75%,
• Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) me 1.54%,
• Koalicioni për Familjen me 1.07%.
Numërimi i votave të hedhura në 30 përfaqësi diplomatike ka nisur të mërkurën pasdite dhe do të vazhdojë deri në përfundimin e të gjitha kutive.
KQZ ka njoftuar se përfundimi i numërimit të mbi 15 mijë votave nga ambasadat i paraprin procesit të numërimit të votave të dërguara me postë, që pritet të ndikojnë më tej në rezultatin përfundimtar.