Numri i gazetarëve të vdekur në Gaza shkon në 86

Numri i gazetarëve dhe i punonjësve të medias të vrarë që nga shtatë tetori ka shkuar në 86

Numri i gazetarëve dhe i punonjësve të medias që janë vrarë që nga shtatë tetori tani është 86.

Kështu thonë nga Zyra për media e qeverisë së Gazës, shkruan Al Jazeera.

Kjo zyrë publikoi emrat e atyre që tha se ishin “vrarë” nga Izraeli në një përpjekje për të “raportuar të vërtetën”.

Në mes të vrarëve janë 10 gazetare gra.

Ndryshe, luftimet kanë shkaktuar largimin e rreth 1.9 milion personave nga shtëpitë e tyre në Gazë, shumë prej të cilëve po përpiqen të gjejnë strehim në jug në objekte të mbipopulluara, në mes të paralajmërimeve për kushte të këqija sanitare dhe kërcënimit për një rritje të rasteve të sëmundjeve ngjitëse.

Zyra e OKB-së tha se dhjetëra mijëra njerëz kanë mbërritur në Rafah gjatë javës së kaluar.

Ministria e Shëndetësisë e drejtuar nga Hamasi thotë se rreth 18,000 vetë, kryesisht gra dhe fëmijë, janë vrarë në sulmet ajrore dhe tokësore izraelite në shtatë javët e fundit.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika