Numri i të vdekurve nga tërmeti në Turqi dhe Siri shkon në mbi 46 mijë

Ekipet e shpëtimit janë ende duke gjetur të mbijetuar nën rrënojat e ndërtesave të shkatërruara

Pasojat e tërmetit në Turqi

Pothuajse janë bërë dy javë që nga tërmeti shkatërrues që goditi Turqinë dhe Sirinë, ku numri i të vdekurve tashmë ka shkuar në më shumë se 46 mijë njerëz dhe më shumë se 84 mijë ndërtesa janë dëmtuar rëndë, disa kanë nevojë për prishje urgjente dhe janë shembur.

Turqia përpiqet të menaxhojë fatkeqësinë e saj më të keqe prej shumë vjetësh, shqetësimet po rriten për viktimat e tragjedisë në Siri, me Programin Botëror të Ushqimit (WFP) që u bën presion autoriteteve në veriperëndim që të ndalojnë bllokimin e hyrjes në zonë, ndërsa kërkon të ndihmojë qindra mijëra të njerëzve të shkatërruar nga tërmetet.

Numri i të vdekurve në Turqi është 40 mijë e 642 nga tërmeti, ndërsa Siria fqinje ka raportuar më shumë se 5 mijë e 800 të vdekur, një shifër që nuk ka ndryshuar prej disa ditësh.

Vazhdojnë përpjekjet për shpëtim

Punëtorët nga Kirgistani, të shtunën e 18 shkurtit, u përpoqën të shpëtonin një familje siriane me pesë anëtarë nga rrënojat e një ndërtese në qytetin Antakya në Turqinë jugore. Tre persona, përfshirë një fëmijë, u shpëtuan të gjallë. Nëna dhe babai mbijetuan, por fëmija vdiq më vonë nga dehidratimi, kështu ka bërë të ditur ekipi i shpëtimit. Një motër më e madhe dhe një binjake nuk ia dolën.

Ndërkaq, po ashtu edhe një fëmijë i mitur i lindur në veri të Sirisë, gjatë tërmetit është ribashkuar me tezen dhe dajën e saj, pasi prindërit dhe vëllezërit e motrat i vdiqën në fatkeqësi, raporton Al Jazeera.

Nga vendet e tjera në Turqi dhe Siri janë dërguar ndihma dhe ekipe të kërkim-shpëtimit, njashtu edhe nga Kosova, madje ekipet e kërkim-shpëtimit nga Kosova kanë arritur të shpëtojnë disa njerëz të gjallë që kishin ngelur nën rrënoja.

Bashkimi Evropian ka ndarë 5.5 milionë euro ndihma humanitare për Turqinë dhe 10 milionë euro për Sirinë, për t’u përgjigjur nevojave imediate të popullsive të prekura nga tërmeti, sipas Komisionit Evropian.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika