Numri i të vdekurve nga tërmeti Turqi-Siri arrin në mbi 12 mijë

Numri i të vdekurve nga tërmeti shkatërrues që goditi Turqinë dhe Sirinë, është tani të paktën 12,049 persona, sipas autoriteteve.

Sipas White Helmets, një organizatë vullnetare, numri i përgjithshëm i vdekjeve në Siri është rritur në 2,992, duke përfshirë 1,730 në zonat e kontrolluara nga rebelët në veriperëndim.

Sipas mediave shtetërore siriane, të paktën 1,262 vdekje janë në pjesët e kontrolluara nga Qeveria e Sirisë.

Sipas presidentit turk, Rexhep Tajip Erdogan, numri i përgjithshëm i njerëzve të vrarë në Turqi tani është të paktën 9,057, me 52,979 të tjerë të raportuar të lënduar.

Numri i përgjithshëm i personave të lënduar në Siri, në të gjitha territoret e prekura u rrit në 5,108, si në zonat rebele ashtu edhe në ato të kontrolluara nga Qeveria.

Të paktën 58,087 persona janë plagosur si në Siri ashtu edhe në Turqi, sipas shifrave nga Qeveria turke, Helmetat e Bardha dhe media shtetërore siriane.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika