Nushi: Bislimi, zëvendëskryeministri më arrogant që kemi pasur

Anëtari i Partisë Social Demokrate (PSD), Nol Nushi, e ka quajtur arrogant zëvendëskryeministrin e parë të vendit, Besnik Bislimi. Kur flet për marrëveshjen për energjinë mes Kosovës dhe serbisë, Nushi thotë se ujditë e tilla “i çojnë ujë në mulli krijimit të Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe”

Anëtari i Partisë Social Demokrate (PSD), Nol Nushi

“Veç shiheni se çfarë arrogance ka marrë ky person i veshur me kaq shumë pushtet që ka sot. Ai është zëvendëskryeministri më arrogant aty-aty me Haki Abazin, për nga ushtrimi i pushtetit të tij politik. Nuk na kujtohet kjo arrogancë në opozitë”.

Kështu ka thënë anëtari i Partisë Social Demokrate (PSD), Nol Nushi, në emisionin “Debat Plus”, në RTV Dukagjini.

Sipas Nushit, Bislimi e ka më së lehti të thotë se qëndrimet e 2018-tës “nuk do t’i mbajmë në 2022”.

Kjo sepse sipas Nushit, i njëjti “nuk ka besuar në politikë” dhe as në qëndrimet që i mbron tani.

“Ai nuk ka bindje të tij, shikon veç se si ta kryej punën shpejt e shpejt në shërbim të Kurtit. A ju kujtohet Bislimi ndonjëherë në opozitë? Për kurrgjë nuk mbahen në mend. E mbaj mend kur i pati ardhur radha të gjuajë gaz, ai është tërhequr sepse pati thënë e humbi punën”, ka shtuar Nushi.

Nushi ka reaguar lidhur me deklaratën e Bislimit, i cili e ka nënshkruar marrëveshjen për energji, për faturimin e katër komunave të Mitrovicës së Veriut, dhe që kishte thënë se ka qenë i detyruar ta bëjë një gjë të tillë, për shkak se po ta anulonte marrëveshjen, Kosova dhe Serbia, do të futeshin në ringecoim, që do të zgjaste me vite.

“Gënjen Bislimi kur thotë se kemi mundur ta anulojmë, e bëri shumë të thjeshtë por kishim humbur shumë kohë. Argumenti i kohës është i gënjeshtërt dhe është t’iu hedhet hi syve qytetarëve”, ka thënë Nushi.

Ai beson se ujditë e tilla “çojnë ujë në mulli krijimit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe, që është frika ime më e madhe”.

Ndryshe, Bislimi, kishte thënë se marrëveshja e nënshkruar në Bruksel për energjinë nuk e shkel sovranitetin e vendit.

Sipas tij, marrëveshja e vitit 2013 dhe 2015, ka qenë e dëmshme, por është shprehur se mosnënshkrimi i saj në vitin 2022, do të ishte hap i pafavroshëm për Kosovën.

“Dakordimi që kemi arritur apo udhërrëfyesi nuk përbën shkelje të sovranitetit. Marrëveshja fillimisht ka qenë e dëmshme, por implementimi i saj apo mosimplementimi ka krijuar një situatë në terren që ka qenë edhe më e pafavorshme”, ka thënë ai.

Në emisionin Debat Plus, Bislimi ka thënë se marrëveshja për energjinë që ishte negociuar në vitin 2013 dhe 15-të, nuk do të ishte negociuar tash në vitin 2022, sepse sipas tij, bie ndesh me tregun e lirë.

“Aty ka një element që thotë që kompania e re që do të ofrojë shërbime në veri quhet Elektroserver. Kjo marrëveshje, po të ishte negociuar tash, nuk do të kishte ndodhur për arsye se bie ndesh me rregullat e tregut të lirë, në tregun e lirë nuk e shpall fituesin pa e shtruar garën”, është shprehur ai.

Bislimi ka thënë se në udhërrëfyesin e marrëveshjes, ajo që ndryshon nga marrëveshjet e viteve të kaluara janë afatet kohore e që sipas tij tash janë më specifike.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika