Nushi për Kurtin: I njëjti person që ka kërkuar policia të shkojë në veri, sot po kërkon nga Vuçiqi me i çarmatosë strukturat atje

Anëtari i PSD-së, Nol Nushi

Anëtari i PSD-së, Nol Nushi, në emisionin “Debat Plus” ka komentuar gjashtë kushtet e kryeministrin, Albin Kurti, për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

Nushi ka komentuar kushtin e katër të Kurtit, ku thuhet se “Para vendosjes së asociacionit, strukturat ilegale në veri të shuhen dhe bëhet dorëzimi i të gjitha armëve ilegale”.

E sipas tij, Kurti me herët ka kërkuar që Policia e Kosovës të shkojë në veri të Kosovës, por që tash po kërkon nga presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, të i çarmatosë strukturat serbe në veri.

“Kushtet i bën ai që mundet me i mbajtë, që në rast të mos realizimit të tyre ka sanksione për palët. Kurti nuk ka mundësi vetë, e, duhet me lutë Vuçiqin për më ia plotësu kushtet, pra ne jemi në situatën, ku i njëjti person që ka lyp me shku policia në veri, sot po lypë që Vuçiq me hi me i çarmatosë serbët që ai i ka cyt”, ka thënë Nushi.

Shija e redaktorit

Shkruan Romeo Çollaku, përkthyesi i romanit “Lugina e lumit Issa”...

Përkthyesi i librit, Romeo Çollaku, ndan me lexuesit historinë e “Lugina e lumit Issa” shkruar nga autori polak Czesław Miłosz. Nga ROMEO ÇOLLAKU Romani Lugina e lumit...

28 vite nga rënia e Zahir Pajazitit, Hakif Zejnullahut e...

Sot (e premte) shënohet 28 vjetori i rënies së heronjve të kombit, Zahir Pajaziti, Hakif Zejnullahu dhe Edmond Hoxha. Më 31 janar të vitit...

Diplomon gjenerata e 61-të e Policisë së Kosovës

Nën intonimin e himnit të Kosovës është bë hapja zyrtare e ceremonisë së diplomimit të 462 kadetëve të Policisë së Kosovës të gjeneratës së...

Të fundit nga rubrika