Nushi: S’na duhet asgjë anëtarësimi në KiE nëse ka instalim të “Zajdenicës”

"Kemi duruar pa Këshill të Evropës kaq vite, nuk na duhet asgjë KiE nëse ka instalim të Zajdenicës në Kosovë", ka deklaruar Nushi nga PSD

Nol Nushi nga Partia Socialdemokrate (PSD) ka thënë se është në dorë të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, të vendosë a do ta shkëmbejë anëtarësimin e Kosovës në Këshill të Evropës (KiE) me instalimin e “Zajdenicës”.

Në emisionin “FIVE”, Nushi ka deklaruar se Qeveria e Kosovës po mundohet të bëjë lajthitje ndaj qytetarëve se Asociacioni nuk do jetë kusht për anëtarësim në KiE, duke theksuar se me kohën do të kërkohet që Asociacioni të jetë kusht, pasi siç thotë ai, “kjo është nënshkruar nga vetë Kurti në letrën e zotimeve për anëtarësim në KiE”.

Ai e konsideron se njëjtë është bërë edhe me tokat e Manastirit të Deçanit.

“Ka një qëllim të Qeverisë së Kosovës për të na vënë në lajthitje. A ia vlen me u bo KiE që me defunksionalizu shtetin, kemi duruar pa Këshillin e Evropës kaq vite, nuk na duhet asgjë KiE nëse ka instalim të Zajdenicës në Kosovë. I kemi një muaj ditë kohë, Kurti nuk ka zgjedhje tjetër, nuk po i ofrojnë rrugëdalje tjetër, ka nënshkruar letrën e zotimeve për anëtarësim në KiE, është në dorën e Kurtit të vendosë a të shkëmbejë Zajdenicën me KiE”, ka deklaruar Nushi.

Po ashtu, edhe politologu Fidan Ukaj ka thënë se nëse do të ketë formim të Asociaconit të Komunave me Shumicë Serbe i bie që kjo qeveri ka pranuar gjithçka nga e kaluara që e ka kritikuar.

“Kemi marrë këtë obligim në vitin 2013, edhe Qeveria e Kosovës tashmë është bërë pjesë e kësaj. Tash ka një rikonfirmim të angazhimeve që i kanë marrë qeveritë e kaluara, i bie që kjo qeveri ka pranuar gjithcka nga e kaluara që e ka kritikuar. Nëse do të ketë formim të Asociaconit, pashmangshëm është obligim i marrë nga e kaluara”, ka thënë Ukaj.

Sot, Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës do të hedhë në votim raportin për anëtarësimin eventual të Kosovës në këtë organizatë gjatë seancës plenare që do të mbahet në Strasburg.

Para fillimit të seancës në Asamblenë Parlamentare të martën, Komiteti për Çështje Politike dhe Demokraci në Këshillin e Evropës i ka hedhur poshtë të gjitha amendamentet që u propozuan nga delegacioni serb që themelimi i Asociacionit të Komunave me shumicë serbe të bëhet kusht për anëtarësimin e Kosovës në KiE.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika