Nushi: Taktizimet e Kurtit i kanë bërë dëm Kosovës

"..Taktizimet e Kurtit gjatë gjithë mandatit të tij i kanë bërë keq Kosovës në arenën ndërkombëtare, por Kurtin e kanë mbajtur lart në elektorat" ka deklaruar Nol Nushi nga PSD-ja

Nol Nushi, nga Partia Socialdemokrate (PSD), ka thënë se “taktizimet” e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, gjatë gjithë mandatit të tij i kanë bërë “dëm” Kosovës në arenën ndërkombëtare.

Në emisionin “FIVE”, Nushi ka thënë se është e disata herë që Qeveria e Kosovës demantohet nga ndërkombëtarët, kështu duke përmendur deklaratën e emisarit amerikan, Gabriel Escobar, se kushti për anëtarësim në KiE nuk është vetëm ai i Manastirit të Deçanit siç u theksua nga Kurti, por edhe Asociacioni dhe çështja e disa shpronësimeve në veri të Kosovës.

“Për herë të disatë, qeveria del në gënjeshtër. Edhe kësaj radhe doli duke thënë se Manastiri është kushti i vetëm për anëtarësim në Këshill të Evropës. Pastaj me ato shprehje boshe që thotë se kemi mospajtime të vogla me ShBA, Escobar-i e tha qartë se ka mungesë komunikimi, ka bllokadë në komunikim. Taktizimet e Kurtit gjatë gjithë mandatit të tij i kanë bërë keq Kosovës në arenën ndërkombëtare, por Kurtin e kanë mbajtur lart në elektorat”, ka thënë Nushi.

Ndryshe, dy kushte i janë vendosur Kosovës për t’u anëtarësuar në Këshillin e Evropës, sipas të dërguarit të posaçëm të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar.

Në një intervistë për Radio Evropa e Lirë (REL), Escobar e ka përshëndetur vendimin për tokat e Manastirit të Deçanit, por ka theksuar se një nga kushtet vijuese për anëtarësim në KiE është themelimi i Asociacionit të Komunave me shumicë serbe.

Përveç Asociacionit, kusht tjetër për anëtarësim, sipas Escobar-it, është çështja e disa shpronësimeve në veri të Kosovës.

Më 13 mars, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, njoftoi gjatë mbledhjes së ekzekutivit se kërkesa drejtuar Agjencisë Kadastrale është bërë pasi zbatimi i vendimit të Gjykatës Kushtetuese, që kërkon transferimin e 24 hektarëve tokë të Manastiri i Deçanit, do të ishte vendimtar për aplikimin e Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Evropës, gjatë Asamblesë Parlamentare të këtij institucioni, që do të mbahet në prill.

Shija e redaktorit

Shkruan Romeo Çollaku, përkthyesi i romanit “Lugina e lumit Issa”...

Përkthyesi i librit, Romeo Çollaku, ndan me lexuesit historinë e “Lugina e lumit Issa” shkruar nga autori polak Czesław Miłosz. Nga ROMEO ÇOLLAKU Romani Lugina e lumit...

28 vite nga rënia e Zahir Pajazitit, Hakif Zejnullahut e...

Sot (e premte) shënohet 28 vjetori i rënies së heronjve të kombit, Zahir Pajaziti, Hakif Zejnullahu dhe Edmond Hoxha. Më 31 janar të vitit...

Diplomon gjenerata e 61-të e Policisë së Kosovës

Nën intonimin e himnit të Kosovës është bë hapja zyrtare e ceremonisë së diplomimit të 462 kadetëve të Policisë së Kosovës të gjeneratës së...

Të fundit nga rubrika