Nussbaumer-i i bën thirrje Kosovës dhe Serbisë që të ndërmarrin hapa për të parandaluar tensionet

Presidenti i Keshillit Kombetar te Zvicrës Eric Nussbaumer

Presidenti i Këshillit Kombëtar të Zvicrës, Eric Nussbaumer, në një konferencë për medie bashkë me kryeparlamentarin, Glauk Konjufca, ka thënë se kanë diskutuar për marrëdhëniet dhe bashkëpunimin në mes të Kosovës dhe Zvicrës.

“Diskutimet tona kanë përfshirë edhe marrëdhëniet bilaterale, ndërmjet Zvcirës dhe Kosovës, Zvicra është mbështetëse e vazhdueshme Kosovës dhe është ndër vendet e para që e ka njohur pavarësinë e Kosovës, Zvicra është krenare me komunitetin të integruar mirë në shoqërinë tonë të kosovarëve që kanë ardhur në Zvicër,” ka thënë Nussbaumer.

Nussbaumer u bëri thirrje qeverisë së Kosovës dhe asaj të Serbisë që të ndërmarrin hapa për parandalimin e tensioneve.

“Ne i bëjmë thirrje Qeverisë së Kosovës dhe Serbisë që t’i marrin hapat që të adresojnë tensionet dhe të parandalojnë eskalimet, për Zvicrën paqja e qëndrueshme në rajon dhe normalizimi i marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë janë të rëndësishme,” tha Nussbaumer.

Shija e redaktorit

Blinken uron Shqipërinë: Lidhjet tona do të vazhdojnë të lulëzojnë

Në një mesazh për 28 Nëntorin, sekretari i Shtetit të SHBA-së, Antony  Blinken, shprehu urimet e tij për popullin shqiptar, duke theksuar marrëdhëniet e...

Osmani: 28 Nëntori, kujtim i sakrificave dhe simbiozë e tri...

Në një urim për 28 Nëntorin, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka theksuar rëndësinë historike të kësaj dite, duke e cilësuar atë si një...

Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të...

Gjatë vizitës zyrtare në Kanada, Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, zhvilloi një takim bilateral me Shefen e Mbrojtjes së...

Të fundit nga rubrika