Nxehet debati për abortin para zgjedhjeve të nëntorit

Presidenti i ShBA-ve, Joe Biden dhe ish-presidenti Donald Trump vazhdojnë të bëjnë fushatë me qëndrimet e tyre lidhur me abortin

Foto: Reuters

Presidenti i ShBA-ve, Joe Biden dhe ish-presidenti Donald Trump vazhdojnë të bëjnë fushatë me qëndrimet e tyre lidhur me abortin, një nga çështjet e nxehta në garën e këtij viti për Shtëpinë e Bardhë. Korrespondentja e Zërit të Amerikës, Veronica Balderas Iglesias sjell mendimet e qytetarëve dhe ligjvënësve për këtë temë.

Duke bërë fushatë në Pensilvani këtë javë, nënpresidentja Kamala Harris, dënoi kufizimet për abortin në disa shtete, përfshirë ndalimin e abortit në Florida, përtej gjashtë javëve të shtatzanisë.

“Duhet t’i themi gjërat siç janë: A nuk besojnë se gratë mund të marrin vendimet që janë interesin e tyre? Janë ligjvënësit e një shteti, shumica burra, në pozitë më të përshtatshme për t’u treguar grave se çfarë duhet të bëjnë? Por ne e japim përgjigjen me votën tonë”, deklaroi ajo.

Presidenti Biden thotë se nëse rizgjidhet, ai do të rikthejë vendimin historik të Gjykatës së Lartë që për pesë dekada garantoi të drejtën e abortit.

Kandidati i pritshëm presidencial republikan, Donald Trump, e shprehu qëndrimin e tij mbi këtë temë në platformën e tij të mediave sociale Truth Social më 5 maj. Ai tha se çështja e abortit është në dorë të shteteve, se nuk do t’i kthehet kurrë qeverisë federale dhe se vendi së shpejti do të bashkohet lidhur me këtë çështje të kontestuar për një kohë të gjatë.

Tre nga pesë anëtarët e Gjykatës së Lartë që votuan për të rrëzuar vendimin Roe kundër Wade në 2022 janë emëruar nga zoti Trump. Aktualisht, 41 shtete ndalojnë abortet pas një periudhe që varion nga gjashtë deri në 24 javë të shtatzënisë me disa përjashtime, sipas Institutit Guttmacher. Jo Becker e organizatës “Human Rights Watch” thotë se kufizimet kanë motivuar shumë votues.

“Vendimet nga disa shtete lidhur me këtë temë, i kanë nxitur gratë votuese në veçanti, që të angazhohet për të ruajtur të drejtat e abortit në shtetin e tyre”, thotë ajo.

Të dyja fushatat po mbështeten tek një strategji shtet për shtet për të parë nëse aborti është një çështje përcaktuese në zgjedhjet e përgjithshme të vitit 2024, thotë profesoresha e drejtësisë në Universitetin George Mason, Helen Alvaré, e cila e identifikon veten si një demokrate kundër abortit.

“Fushata e zotit Bidenit po e paraqet atë, siç po e pasqyron New York Times dhe të tjerë si çështjen numër një. Ky është një vendim strategjik i tyre dhe mund t’u japë një farë epërsie. Por kjo çështje është në konkurrencë të fortë me shqetësimet rreth ekonomisë, inflacionit dhe emigracionit”, thotë ajo.

Studentja e Universitetit Duke Amaia Clayton i tha Zërit të Amerikës se ajo dhe bashkëmoshatarët e saj i shohin të drejtat riprodhuese si një çështje madhore.

“Kjo ka qenë një temë e vazhdueshme debati në SHBA që nga përmbysja e vendimit për abortin. Dhe mendoj se shumë studentë kanë qëndrime të forta dhe janë shumë të vëmendshëm ndaj saj”, thotë ajo.

Në New Hampshire, ligjvënësi republikan i Shtetit, Jim Kofalt thotë se ka dëgjuar një sërë shqetësimesh mes votuesve.

“Ekziston shqetësimin se në nivel shteti, do të vendosen kufizime të gjera për abortin. Por kjo nuk ka ndodhur aspak në këtë cikël legjislativ. Mendoj se duhet të bëjmë një debat më të thelluar që duhet të bëjmë si shoqëri, lidhur me qëndrimet tona dhe se deri ku duhet të shkojnë kufizimet.”

Megjithatë kjo çështje po bëhet pjesë e betejave legjislative, kryesisht përgjatë linjave partiake, në shtete si Arizona ku një ndalim pothuajse total i abortit u shfuqizua kohët e fundit. Analistët parashikojnë që betejat ligjore të vazhdojnë në nivel shteti, por paralajmërojnë se është ende herët për të thënë nëse aborti do të jetë çështja së cilës votuesit do t’i japin përparësi kur të shkojnë në qendrat e votimit në nëntor. /VoA

 

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika