‘Nxehet’ Statovci: Këto ekipet tona Ballkani i mund tu ecë, në ora 2 të natës me i thirrë të mundin

Trajneri dhe analisti, Faruk Statovci, ka thënë se Ballkani është skuadra favorite për të fituar Superligën e Kosovës këtë edicion

Sipas Statovcit, kampioni në fuqi i Kosovës ka kaluar në nivel tjetër nga ekipet tjera kosovare.

Ai ka thënë në emisionin ‘Dueli Sportiv’ në RTV Dukagjini se skuadra e udhëhequr nga trajneri Ilir Daja mund t’i mposhtë ekipet e vendit tonë ”tu ecë”.

”Ballkani e ka bërë një filozofi të lojës që këta nuk po mund ta marrin vesh. Secila mund ta mposhtë Ballkanin, vetëm nëse nuk është dita e Ballkanit ose janë të lodhur nga garat evropiane. Përndryshe, këto ekipet tona Ballkani i mund t’u ecë. Edhe në ora dy të natës nëse i thirrë të mundin,” tha Statovci.

Më poshtë mund të shikoni ‘LIVE’ emisionin ‘Dueli Sportiv’ në RTV Dukagjini.

Shija e redaktorit

Laura Fazliu stoliset me medalje të bronztë në Linz Grand...

Xhudistja kosovare, Laura Fazliu, ka fituar medaljen e bronztë në Grand Prix Upper, që po mbahet në Austri. Medalistja olimpike shënoi tri fitore në...

ShSKUK: Mbi 17 mijë lindje u kryen gjatë vitit 2024

Shërbimin Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës (ShSKUK) ka bërë të ditur se gjatë vitit 2024 janë kryer 17 mijë e 495 lindje në...

Përurohet investimi i Dukagjinit në shkollën “Lidhja e Prizrenit” në...

Fëmijët e nivelit parashkollor në shkollën “Lidhja e Prizrenit” në Pejë, kishin festë vetëm një ditë para ditës së mësimdhënësve të tyre. Atyre, iu është...

Të fundit nga rubrika