Nxënësi 18-vjeçar akuzohet për vrasjen e dy mësuesve në një shkollë në Malmo

Në shkollën qendrore latine në Malmo, të Suedisë, një nxënës 18-vjeçar ka vrarë dy mësuese. I njëjti është arrestuar dhe mund të dënohet me burgim të përjetshëm

Malmo, Suedi

Është arrestuar një nxënës për vrasjen e dy mësueseve në Malmo, të Suedisë, i njëjti ka qenë nxënës i kësaj shkolle.

I dyshuari, është arrestuar menjëherë pasi kishte sulmuar dhe vrarë dy gra me thikë dhe sëpatë më 21 mars 2022.

Të dy viktimat janë gjetur në katin e tretë të shkollës latine qendrore në Malmo, në Suedinë jugore, 10 minuta pasi policia ishte njoftuar.

Prokurorët kanë thënë se 18-vjeçari nuk ishte i njohur më parë për autoritetet dhe nuk kishte precedentë penalë.

Anders Elison, avokati i të pandehurit, kishte thënë më herët për mediat suedeze se veprimet e klientit të tij ishin “plotësisht të pashpjegueshme” dhe se sulmi nuk kishte për qëllim shkollën apo dy mësuesit. Ai gjithashtu pretendoi se i riu vuante nga problemet e shëndetit mendor.

Rreth 50 persona ndodheshin brenda shkollës në momentin e sulmit dhe shumë nxënës ishin mbyllur në klasa, kurse i akuzuari për këtë vepër mund të përballet me burgim të përjetshëm nëse shpallet fajtor për dy vrasjet, transmeton euronews.

Ndërkaq, seanca gjyqësore do të zhvillohet me 20 korriku në Malmo.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika