Nxënësit e riatdhesuar nga lufta në Irak e Siri vijojnë mësimet në Prishtinë

Nxënësit nga Iraku dhe Siria të riatdhesuar në Kosovë po vazhdojnë mësimet në Prishtinë. Riintegrimi i nxënësve të kthyer nga vendet e luftës po bëhet në bashkëpunim nga Ministria e Arsimit, ajo e Punëve të Brendshme dhe Drejtoritë Komunale të Arsimit

Ilustrim

Mësimet në shkollën fillore “Emin Duraku” në Prishtinë po i ndjekin shtatë nxënës, të cilët janë kthyer nga vatrat e luftës në Siri dhe Irak.

Këta nxënës janë të moshave të ndryshme, mirëpo mësimet i ndjekin në një klasë të përbashkët dhe me vetëm një mësues.

Siç ka thënë mësuesi i tyre, nxënësit e riatdhesuar nga Iraku dhe Siria, në fillim kanë paur një gjendje emocionale shumë të rëndë, raporton “kallxo.com”, transmeton “Portali D”.

“Në vitin e parë kur kanë ardhur nxënësit, psikologu ka qenë i rregullt, i ka vizituar thuajse çdo javë, mirëpo tani ndoshta e ka parë që nxënësit e kanë arritur një nivel të riintegrimit, adaptimit dhe tani vjen shumë rrallë. Vetëm me ftesë të nxënësve ose të personelit të shkollës”, ka thënë mësuesi Ruzhdi Kastrati.

Mirëpo, përfaqësues nga Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, kanë deklaruar se MASHTI në bashkëpunim me Ministrinë e Punëve të Brendshme (MPB) dhe Drejtoritë Komunale të Arsimit, sistemimin e këtyre nxënësve në shkolla e kanë bërë bazuar në Udhëzimin Administrativ 1/2016, “Përcaktimi i kushteve, kritereve dhe procedurave për organizmin e mësimit plotësues për nxënësit e riatdhesuar”.

Ilustrim

Përgatitja e personelit dhe mbështetja psikologjike nga ana e institucioneve, nuk është e specifikuar me këtë Udhëzim Administrativ.

Neni 7, Trajnimi i zyrtarëve të DKA-së për integrim të fëmijëve të riatdhesuar në sistemin arsimor thotë: “MASHT në bashkëpunim me DKA-të dhe partnerët tjerë bëjnë trajnimin e zyrtarëve nga DKA të caktuar për integrim të nxënësve të riatdhesuar në sistemin arsimor”.

Zëvendësministrja e Arsimit, Edona Maloku ka thënë për “BIRN Kosova” se aktualisht në nivel vendi janë 76 psikologë dhe 59 pedagogë.

Por, Maloku nuk ka treguar për numrin e psikologëve dhe pedagogëve, të cilët merren me procesin e riintegrimit të nxënësve të kthyer nga vatrat e luftës.

Maloku ka thënë se MASHTI po punon që të rritet numri i këtij stafi në arsimin parauniversitar.

“Në nivel politikash, kemi në plan që të rrisim dukshëm numrin e psikologëve dhe pedagogëve në mënyrë që të ndihmojmë nxënësit të zhvillojnë potencialin e tyre më mirë, krahas adresimit të vështirësive që mund të kenë”.

Riintegrimi në shkollë i nxënësve të kthyer nga vendet e luftës po bëhet në bashkëpunim nga Ministria e Arsimit, ajo e Punëve të Brendshme dhe Drejtoritë Komunale të Arsimit.

Shija e redaktorit

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Promovohen dy libra të psikologut Fitim Uka nga Shtepia Botuese...

Nën vazhdën e aktiviteteve të panairit të 27-të të librit në Tiranë, Shtëpia Botuese "Dukagjini" sot ka mbajtur promovimin e dy librave të psikologut,...

Të fundit nga rubrika