Nxënësit kosovarë ndihen të diskriminuar nga komuna e Novobërdës

Komuna e Novobërdës që udhëhiqet nga Lista Serbe po akuzohet për një veprim diskriminues. Ata kanë shpërndarë disa bursa për çka nxënësit kosovarë po thonë që nuk janë shpërndarë barabartë me ata serbë. Nga Komuna thanë se ndarja e subvencionimeve është bërë me anë të arritjeve të nxënësve

Nxënësit e dalluar, komuna e Novobërdës ka vendosur që ti përkrah me disa bursa. Por mesa duket, dikujt i ka kushtuar më shumë vëmendje.

Në listën e ndarjeve të bursave, shumat e shpërndara janë më të ulëta për bursistët shqiptarë për dallim nga ata serbë.

Në një dokument të nxjerrë nga Komuna e Novobërdës shihet qartë që asnjë nxënës shqiptarë, nuk ka marrë më shumë se sa 120 euro.

Ndërkohë, ata të komunitetit serb kanë marrë deri në 240 euro.

E e gjithë kjo situatë po konsiderohet diskriminuese nga nxënës përfitues nga ky subvencionim.

“Unë këtë po e shoh shumë keq sepse jemi ndjerë të diskriminuar sepse edhe ne jemi njëllojë dhe edhe ne kemi kontribuar njëjtë në procesin mësimor”, ka thënë Valmira Avdyli, bursiste.

Njëjtë me Avdylin pajtohet edhe Edonisa Gerbeshi, një tjetër bursiste.

“Unë si nxënëse e shkollës së mesme kam japur maksimumin tim që me qenë e shkëlqyeshme prandaj e vlerësoj që është diskriminuese”, ka thënë ajo.

Por, Drejtoria për Arsim në Komunën e Novobërdës ka një arsyetim për këtë.

“Subvencionimi është bërë në bazë të rezultateve të garave të ndryshme që kanë marrë pjesë nxënësit e jo në baza etnike. Në çdo moment nëse ndonjë nxënës mbetet jo i përfshirë në këto lista ekziston mundësia që në çdo kohë të dorëzojë dëshmitë për arritjet e tyre në gara të ndryshme në mënyrë që të subvencionohet”, kanë thënë nga komuna.

E pavarësisht pakënaqësive, Drejtori i Shkollës së Mesme Ekonomike këtë veprim të Komunës po e konsideron pozitiv.

“Sa do pak po e shohim këtë gjendje që jemi, këtë situatë që jemi, të inflacionit është një gjë e mirë që sado pak që të mbështetën nxënësit apo kushdo qoftë”, ka thënë Sami Bunjaku, drejtor i shkollës.

Të gjithë nxënësit e shkollave dhe sportistët në kuadër të shkollave janë përfitues të kësaj burse duke u bazuar në rregulloren për ndarjen e subvencioneve si dhe vendimit të kryetarit te komunës, i cili është nga Komuniteti serb dhe i përket Listës Serbe.

 

 

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika