Nxënësit mbajnë mësimin në klasë të kombinuara, Komuna e mohon

Nxënësit e shkollës “Fazli Grajçevci” në fshatin Palaj të Obiliqit po mbajnë mësimin në klasë të kombinuara. Ekipi i televizionit ka qëndruar atje gjatë ditës për të parë mbarëvajtjen e orës mësimore e cila po ndahet në 20 minuta për secilën klasë. Ndërkaq nga Drejtoria e Arsimit në këtë komunë, duekt se nuk kanë njohuri për këtë çështje, dhe e mohojnë se kjo ndodhë

Tabelën e ka ndarë në dy pjesë, njërën me mësimet e klasës së parë dhe tjetrën, me mësimet e klasës së tretë.

Mësimdhënësja e shkollës fillore të mesme të ulët “Fazli Grajçevci” në Palaj, Resmije Krasniqi-Dedinca tregon se po detyrohet ta përshtat orën mësimore për dy klasë të ndryshme.

“Klasa e tretë janë shtatë nxënës ndërsa e para 4 nxënës. Është shumë e vështirë të menaxhohet ora për shkak se është limiti i kohës që na duhet 20 minuta për secilën klasë dhe nuk mund ta mbash për të dyjat. Prandaj, me njërën mban matematikë tjetrën gjuhë, ndërsa orët e shkathtësive mund të mbahen edhe bashkë”, ka deklaruar mësimdhënësja, Resmije Krasniqi-Dedinca.

Mësimdhënësit thonë se puna për ta është dyfishuar.

“Realisht, ne kemi 40 orë në javë por paguhemi sikurse t’i kishim 20. Edhe pse përpara, para luftës ka qenë 70% për pagën e dytë  dhe me kontratë kolektive kemi se duhet paguar 25% por tani për tani, gjendja mbetet e tillë”, vijon ajo.

Nga stafi i kësaj shkolle i kanë treguar televizionit se kjo praktikë vazhdon me vite të tëra dhe se kanë bërë edhe kombinime edhe të klasës së dytë me atë të katërt.

Punën po ua vështirëson edhe mungesa e kushteve brenda shkollës e cila vihet re më së miri në këtë stinë.

Pavarësisht se televizioni ka parë gjendjen në terren, në drejtorinë Arsimit në Obiliq, e mohojnë se ajo ndodhë dhe i referohen si praktikë e së kaluarës.

“Ka ndodhë ma herët. Prej tash kur unë jam drejtor, mund të them që kanë ndodhur dy-tri raste jo me kohë të gjatë. Brenda një dite apo dy, mungesë të mësimdhënësve për shkake të sëmundjes ose diçka. Kjo bohet gjithkun, kur ka numër të vogël të nxënesve bëhet kombinimi ndonjëherë por te na, për momentin nuk kem”, ka thënë Sahit Zeqiri nga DKA.

Se një praktikë e tillë ndikon në mësimdhënie pajtohet edhe njohësi i arsimit, Rinor Qehaja. Si zgjidhje, ai sheh transportimin e nxënësve në shkollat më të larta në numër.

“Zgjidhja është rikonstrukturimi i klasave pra në ato zona rurale në të cilat ka numër të vogël të nxënësve ato duhet të barten dhe bashlabfjiten në shkolla tjera ku numri i nxënësve është më i plotë. Nuk ka kuptim mësimdhënia me dy nxënës të klasve të ndryshme”, është shprehur njohësi i arsimit, Rinor Qehaja.

Televizioni, në lidhje me këtë temë, ka tentuar të marrë një përgjigje edhe nga Ministria e Arsimit por pa sukses.

Si rezultat i shpërnguljes së banorëve, kryesisht në drejtim të zonave urbane, ka ardhur deri tek reduktimi i numrit të nxënësve në shumë shkolla, e që në raste edhe janë mbyllur në tërësi.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika