Nxënësit shqiptarë detyrohen të intonojnë himnin serb në shkollat e Luginës së Preshevës

I pari i Komunës së Preshevës e ka ftuar kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, që të shkojë e t'i vizitojë shqiptarët e Luginës së Preshevës, pasi sipas Arifit, atyre iu mungojnë të drejtat elementare

Kryetari i Preshevës, Shqiprim Arifi
Kryetari i Preshevës, Shqiprim Arifi

Kryetari i Komunës së Preshevës, Shqiprim Arifi, ka reaguar pasi shteti i Serbisë i ka detyruar ligjërisht që edhe shkollat shqiptare së bashku me nxënësit në Luginën e Preshevës të intonojnë himnin e Serbisë për ditën e parë të shkollës.

Arifi ka thënë se kjo është një padrejtësisë.

“Kryeministri Albin Kurti është i mirëseardhur për vizitë në shkollën fillore më të madhe shqiptare në Luginën e Preshevës, të njoftohet për së afërmi me këtë padrejtësi dhe një mijë padrejtësi të tjera”.

“Në dokumentin që po ndaj me ju, pasqyrohet vendimi për detyrimin e intonimit të himnit serb “Bože Pravde” në shkollat shqiptare të Luginës së Preshevës”.

Më tej, ai ka ngritur disa pyetje, “kur jemi te reciprociteti, cilat aktivitete e zhvillime janë ndërmarrë dhe planifikuar në këtë drejtim nga Qeveria e Republikës së Kosovës?”.

Sipas Arifit, simbolet kombëtare të shqiptarëve janë të ndaluara në Luginën e Preshevës, dhe shqiptarët nuk i gëzojnë as të drejtat elementare.

Tani shtrohet pyetja retorike, si qëndron e tëra kjo me të drejtat elementare të shqiptarëve në Luginë, kur dihet se simbolet kombëtare shqiptare janë të ndaluara.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika