Në mënyrë të paligjshme janë nxjerrë gurë në Zhur të Prizrenit.
Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, është raportuar se një i dyshuar kosovar është hasur duke nxjerrë gurë me ekskavator.
“DEGRADIM I NATYRËS DHE NDOTJE/ Fsh. Zhur, Prizren 05.06.2023 – 14:00. Raportohet se një i dyshuar mashkull kosovar në mënyrë të pa ligjshme është hasur duke nxjerr gurë me ekskavator në një vend- gurishtë. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante policore dhe në konsultim me prokurorin rasti iniciohet si më lartë.”, thuhet në raport.
Bëhet e ditur se rasti vazhdon të hetohet.