NYT: Grenelli i kishte propozuar Trumpit ta vizitonte Thaçin në Hagë, por ai nuk pranoi

Gazeta amerikane, The New York Times, përmes një artikulli ka bërë të ditur se ish-emisari i ShBA-ve për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, e kishte ftuar ish-presidentin Trump t'i bashkohej në një vizitë tek ish-presidenti Hashim Thaçi në Hagë, por që i njëjti ftesën e kishte refuzuar

Gazeta amerikane, The New York Times, ka publikuar një artikull të gjatë për karrierën politike të ish-emisarit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell.

Ky artikulli flet për karrierën e Grenellit gjatë kohës kur në krye të SHBA-ve ishte ish-presidenti, Donald Trump.

Teksti fillon me ambiciet e Grenellit për t’u bërë Sekretar i Shtetit, nëse Trump fiton zgjedhjet presidenciale.

Bëhet e ditur se gjatë kohës që Trump e zotëronte presidencën amerikane, Grenell ka ushtruar pozita të ndryshme në kabinetin e tij, nga i dërguar special për dialogun Kosovë-Serbi, deri te ushtruesi i detyrës së Shefit të Agjencisë së Inteligjencës së SHBA-së.

Në disa paragrafë flitet edhe për Kosovën ku sipas shkrimit të New York Times, ku Grenell i kishte kërkuar Trumpit t’i bashkohej atij në një vizitë te ish-presidenti dhe kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, në Hagë. Por, siç thekson gazeta, Trump nuk është pajtuar me propozimin e Grenellit.

Aty përmendet edhe koha kur Grenelli tentonte të arrinte paqe mes Kosovës dhe Serbisë.

“Në fund të vitit 2020, i etur për një grusht shteti diplomatik në ditët e fundit para zgjedhjeve presidenciale, Trump e dërgoi Grenellin në një mision që thuhet të ketë turbulluar diplomatët perëndimorë: Për ta nxitur Serbinë ta njohë Kosovën”.

Shkrimi i NYT përfundon me kohën kur i dërguari special propozoi riemërtimin e Liqenit të Ujmanit si “Liqeni Trump”.

“I sigurt për një marrëveshje, z. Grenell propozoi riemërtimin e një rezervuari industrial që lidh Kosovën dhe Serbinë në ‘Liqeni Trump’ për të përkujtuar arritjet e tij. Por negociatat dështuan pasi Gjykata e Krimeve të Luftës në Hagë njoftoi planet për të paditur zotin Thaçi, presidentin e Kosovës. Serbët dhe shqiptarët në Kosovë, gjithnjë e më të përçarë, ende e quajnë liqenin me dy emra të ndryshëm, asnjëri prej të cilëve nuk është Trump”.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika