Obama, pjesë e listës së 500 amerikanëve që u ndalohet hyrja në Rusi

Sipas autoriteteve ruse, vendimi që Obama të jetë në mesin e amerikanëve që u ndalohet hyrja në Rusi, është marrë si përgjigje ndaj valës së fundit të sanksioneve të Uashingtonit ndaj Moskës

Presidenti i 44-të i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Barack Obama

Në mesin e 500 shtetasve amerikanë, të cilëve u ndalohet hyrja për në Rusi, është edhe ish-presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Barack Obama.

Sipas autoriteteve ruse, ky vendim është marrë si përgjigje ndaj valës së fundit të sanksioneve të Uashingtonit ndaj Moskës.

Ministria ruse ka thënë, po ashtu, se Rusia e ka refuzuar kërkesën e SHBA-së për të fituar qasje te gazetari i ndaluar i së përditshmes amerikane, “Wall Street Journal”, Evan Gershkovich.

Ai është arrestuar në muajin mars, nën dyshimet për spiunim.

Ky hap është nxitur nga refuzimi i SHBA-së, muajin e kaluar, për t’iu dhënë viza dy mediave që kanë udhëtuar me ministrin e Jashtëm rus, Sergei Lavrov, në Kombet e Bashkuara, është thënë në njoftim.

“Uashingtoni duhet ta ketë mësuar që një kohë se asnjë sulm i vetëm armiqësor ndaj Rusisë, nuk do të mbetet pa pasoja”.

Më herët gjatë së premtes, Shtetet e Bashkuara kanë sanksionuar më shumë se 300 shënjestra, me qëllim të ndëshkimit të Rusisë për luftën e nisur në Ukrainë, në shkurt të vitit 2022, raporton REL.

Veprimi i fundit është konsideruar si një prej valëve më të rënda të sanksioneve të vendosura nga SHBA-ja.

Sipas autoriteteve amerikane, sanksionet prekin të hyrat e ardhshme ruse në fushën e energjisë dhe zinxhirin e furnizimit me pajisje ushtarako-industriale.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika