OBI u bën thirrje shteteve anëtare ta njohin Kosovën

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka përshëndetur rezolutën e Organizatës së Bashkëpunimit Islamik (OBI), e cila u bënë thirrje shteteve anëtare të saj të cilat nuk e kanë njohur ende pavarësinë e Kosovës që ta bëjnë sa më parë një veprim të tillë.

Përmes një postimi në llogarinë zyrtare në ‘Twitter’ Osmani ka thënë se presin bashkëpunim me shtetet anëtare të kësaj organizate.

”E mirëpres dhe e përgëzoj rezolutën e OBI, e cila u bën thirrje anëtarëve që ende nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës, ta bëjnë këtë dhe të mbështesin anëtarësimet e Kosovës në organizatat ndërkombëtare”.

“Ne mezi presim të punojmë me shtetet anëtare për të nxitur marrëdhënie më të ngushta”, është thënë në postimin e Osmanit.

Ndryshe, Organizata e Bashkëpunimit Islam (OBI) është organizata ndërkombëtare me delegat permanent në Kombet e Bashkuara me seli të përhershme në Xhide të Arabisë Saudite. Kjo organizatë paraqitet si përfaqësuese e përgjithshme e botëkuptimeve islame në botë.

OBI numëron 57 shtete anëtare, ku prej tyre, shtetet që kanë njohur Kosovën deri tani janë: Afganistani, Shqipëria, Bahraini, Bangladeshi, Benini, Brunei, Burkina Faso, Çadi, Bregu i Fildishtë, Xhibuti, Komoros, Emiratet e Bashkuara Arabe, Egjipti, Gaboni, Gambia, Guineja, Guinea Bissau, Guajana, Kuvajti, Libani, Libia, Malajzia, Maldivet, Nigeri, Pakistani, Arabia Saudite, Senegali, Sierra Leone, Somalia, Surinami, Turqia, Jemeni.

Kosova deklaroi pavarësinë më 17 shkurt 2008. Deri më sot, është e njohur nga 116 shtete, nga gjithsej 193 shtete anëtare të OKB-së.

Selia e OBI-t

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika