Objekti i ish ambulantës ku u trajtuan shumë civilë e ushtarë të Brigadës 153 po shndërrohet në muze

Objekti i ish ambulantës së lagjes "Viti" e fshatit Marec, i cili gjatë luftës së fundit shërbeu si spital ushtarak, ku u trajtuan shumë civilë e ushtarë të Brigadës 153 të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Gollak, po rinovohet për t'u shndërruar në muze

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka njoftuar se objekti i ish ambulantës së lagjes “Viti” e fshatit Marec, ku u trajtuan shumë civilë e ushtarë të Brigadës 153 të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Gollak, është duke u rinovuar për t’u shndërruar në muze.

“Objektin e ish ambulantës së lagjes “Viti” e fshatit Marec, i cili gjatë luftës së fundit shërbeu si spital ushtarak, ku u trajtuan shumë civilë e ushtarë të Brigadës 153 të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Gollak, me kujdesin më të madh po e rinovojmë për ta shndërruar në muze”, ka shkruar Rama.

Siç tha Rama, ky investim hyn në kuadër të realizimit të projektit për rregullimin e Kompleksit Memorial të Dëshmorëve.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika