Duket si një objekt i zakonshëm.
Mirëpo, puna që bëhet këtu bën që tek qytetarët e Zubin Potokut të mos vërehet mungesa e komunarëve, shumica e të cilëve dhanë dorëheqje me 5 nëntor, si pjesë e dorëheqjeve masive të serbëve nga institucionet.
Izmir Zeqiri është një nga zyrtarët e Zyrës Komunale për Komunitete në fshatin Çabër.
Zyrtar për Kthim dhe Riatdhesim, Izmir Yeqiri ka theksuar se”Funksionon ofiqaria, lëshohen certifikatat e lindjes, të martesës dhe të gjitha certifikatat. Është edhe një zyre tjetër që është zyrja e socialit”
Përkundër që objekti ndodhet në një fshat shqiptar, shumica e qytetarëve që marrin shërbime këtu janë serbë.
“Kjo zyre ka funksionu si një mini-komunë për qytetarët, për të gjithë, pa dallim. Nuk ka dallime, kur them krejt qytetarët e komunës së Zubin Potokut, shumica janë serbë, 80 për qind janë serbë. 80 për qind të çertifikave dhe dokumentacioneve e nxjerrin në këtë zyre”, ka thënë Zeqiri.
E të kënaqur me shërbimet këtu, janë banorët e fshatit të vetëm shqiptar në Zubin Potok.
Haradin Veseli ,banor i Çabrës ka thënë se “Jemi të kënaqur me shërbimet që ofrohen këtu, me letërnjoftime, me çertifikata, me të gjitha i nxjerrim këtu”
Hakif Kamberi , banor i Çabrës ka thënë se ,“Në derë të shtëpisë. Të gjitha dokumentet i marrim këtu”.
Dorëheqja e serbëve nga komuna e Zubin Potokut, Zeqiri tregon se ka shkaktuar disa vështirësi, ani se kjo zyrë ka funksionuar edhe më parë në këtë lokacion të njëjtë.