O’Brien i bën thirrje Qeverisë së Kosovës të ndërpresin “veprimet e pakoordinuara”

Ndihmës Sekretari për Çështjet Evropiane dhe Euroaziatike James C. O'Brien.

Ndihmëssekretari amerikan i Shtetit, James O’Brien i ka bërë thirrje kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, që të koordinohet me partnerët ndërkombëtarë duke theksuar se Qeveria e Kosovës duhet të ndërpresë “veprimet e pakoordinuara që ndikojnë negativisht në partneritetin tonë”.

Kjo pasi të premten Qeveria e Kosovës njoftoi se janë mbyllur pesë objekte të strukturave paralele serbe në veri, veprim të cilin ShBA-ja, BE-ja, Gjermania, Franca e Britania e quajtën “të njëanshëm e të pakoordinuar”.

Këtë veprim O’Brien e ka cilësuar “provokues” nga ana e qeverisë së Kosovës.

“Siç e bën të qartë deklarata e ambasadorit amerikan në Kosovë, SHBA-ja është e shqetësuar nga vazhdimi i veprimeve të pakoordinuara dhe provokuese të Qeverisë së Kosovës… I bëjmë thirrje kryeministrit Kurti dhe qeverisë së tij që të konsultohen dhe koordinohen me komunitetin ndërkombëtar dhe të ndërpresin veprimet e pakoordinuara që ndikojnë negativisht në partneritetin tonë”, ka thënë O’Brien.

Mbrëmë në reagimin e tyre, Shtetet e Bashkuara të Amerikës (ShBA) janë shprehur të shqetësuara për këtë aksion.

Ky aksion nga ambasada amerikane në Kosovë po konsiderohet si “vazhdimësi e aksioneve të pakoordinuara të ndërmarra nga Qeveria e Kosovës, e që vazhdojnë të kenë ndikim direkt dhe negativ në komunitetin serb dhe komunitetet tjera minoritare në Kosovë”.

Sipas ambasadës, këto veprime “pasqyrojnë rritjen e përkeqësimit të marrëdhënieve mes dy vendeve”.

“Shtetet e Bashkuara dhe partnerët tanë ndërkombëtarë kanë kërkuar në vazhdimësi nga Qeveria e Kosovës që të ketë prioritet koordinimin me komunitetin ndërkombëtar dhe të mos ndërmarrë veprime të njëanshme për çështjet në agjendën e dialogut të lehtësuar nga BE-ja. Dështimi i Qeverisë së Kosovës për t’iu përgjigjur këtyre kërkesave reflekton në përkeqësimin real dhe në rritje të partneritetit tonë”, thuhej në reagim.

 

Shija e redaktorit

“Dukagjini Resort” te Rana e Hedhur, në fillim të rrugës...

"Dukagjini Resort" është një projekt i jashtëzakonshëm arkitekturor te Rana e Hedhur, në kilometrat e parë të rrugës së re Shëngjin-Velipojë. Resorti, puna për ndërtimin...

Distria Krasniqi shpallet për herë të tretë kampione e Evropës...

Distria Krasniqi ka shkëlqyer sërish në arenën ndërkombëtare të xhudos, duke fituar medaljen e artë në Kampionatin Evropian që po mbahet në Podgoricë të...

Kongresi Amerikan paraqet rezolutë kundër krimeve të dhunës seksuale në...

Qendra Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës (QKRMT), njofton se Kongresi Amerikan paraqet Rezolutën 26 – një zë i fuqishëm kundër krimeve...

Të fundit nga rubrika