O’Brien: Vuçiq e di se përdorimi i forcës kundër Kosovës do të ishte i papranueshëm

Ndihmëssekretari amerikan i Shtetit për Evropën dhe Euroazinë, James O'Brien ka thënë se një lëvizje eventuale prej forcave të Serbisë do të konsiderohej prej ShBA-së si rrezikim i forcave të NATO-s "që janë në Kosovë për t’i mbrojtur shqiptarët dhe serbët"

FOTO:REL

Ndihmëssekretari amerikan i Shtetit për Evropën dhe Euroazinë, James O’Brien, ka thënë se Shtetet e Bashkuara të Amerikës (ShBA) janë duke i vëzhguar lëvizjet e ushtrisë serbe afër kufirit me Kosovën dhe se ShBA ia ka bërë të ditur Serbisë që përdorimi i forcës do të ishte i papranueshëm.

O’Brien, në një bashkëbisedim me gazetarët online, ka thënë se një lëvizje eventuale prej forcave të Serbisë do të konsiderohej prej ShBA-së si rrezikim i forcave të NATO-s “që janë në Kosovë për t’i mbrojtur shqiptarët dhe serbët”.

“Në Serbi, presidenti [i Serbisë, Aleksandar] Vuçiq e di mirë se çdo përdorim i forcës kundër Kosovës do të ishte i papranueshëm, do të konsiderohej rrezikim i forcave të NATO-s, që janë aty për të mbrojtur popullsinë, shqiptarët dhe serbët. Ai ka thënë se nuk do të ketë përdorim të forcës”, ka deklaruar O’Brien.

O’Brien u ka bërë thirrje Kosovës dhe Serbisë që të marrin veprime për uljen e tensioneve në rajon.

Ai ka thënë, po ashtu, se Serbisë i është bërë e qartë që personat e përfshirë në sulmin e 24 shtatorit të vitit 2023 në Banjskë të Zveçanit duhet të mbahen përgjegjës.

“Serbisë i kemi bërë të qartë se individët e përfshirë në veprimet e shtatorit duhet të mbahen përgjegjës për aksionet e tyre dhe ne presim se kjo do të ndodhë, dhe do të ndodhë së shpejti. Qeveria serbe tanimë ka ndërmarrë veprime nga 24 shtatori dhe ne i mirëpresim ato, duke përfshirë largimin nga puna drejtorin e Agjencisë së Intelegjencës, tërheqjen mbrapsht të trupave dhe duke ofruar siguri për disa nga veprimet në veri. Ne duam t’i shohim tensionet të qëndrojnë në nivel të ulët dhe kështu që disa nga këto aktivitete, preferojmë të mos ndodhin”, ka vijuar ai.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar dje se njësite të ushtrisë serbe janë vërejtur disa metra larg kufirit me Kosovën, të cilat ka cilësuar si “provokime të qëllimshme”.

Teksa ka folur për Kosovën, O’Brien ka thënë se asnjë qeveri nuk duhet të marrë vendime që varfërojnë popullsinë, duke iu referuar rregullores së re të BQK-së.

O’Brien ka thënë se vetë i dërguari amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, i ka vizituar qytetarët e veriut të Kosovës ditë më parë, për të parë nga afër situatën atje.

“Për dinarin, Lajçak ka prezantuar me një sërë idesh specifike. Asnjë qeveri nuk duhet t’i varfërojë qytetarët e saj dhe ne shohim se në veri të Kosovës se sa e vështirë është të blejnë gjëra për jetën e përditshme. Escobar ishte atje të shohë situatën për vete, por edhe për qeverinë amerikane. Çka pa është se kjo po implementohet në një mënyrë që e bën të vështirë për qytetarët e Kosovës të vazhdojnë me jetët e tyre të përditshme”, ka deklaruar O’Brien.

Ai ka thënë se ShBA-ja beson që rregullorja e BQK-së është duke u zbatuar në një mënyrë që ua vështirëson përditshmërinë qytetarëve të Kosovës, teksa ka shtuar se vendimi për dinarin nuk është marrë në kohën e duhur, pasi, sipas tij, në vjeshtën e vitit të kaluar, janë arritur shumë marrëveshje të rëndësishme, përfshirë atë që serbët e veriut të paguajnë për rrymën që shpenzojnë.

“Ne e kuptojmë se Qeveria e Kosovës dëshiron të kuptojë se çfarë valute po i hyn brenda territorit, por ekzistojnë mënyra për të garantuar transparencën pa i ndërmarrë veprimet e tanishme”, ka theksuar O’Brien.

Shija e redaktorit

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Promovohen dy libra të psikologut Fitim Uka nga Shtepia Botuese...

Nën vazhdën e aktiviteteve të panairit të 27-të të librit në Tiranë, Shtëpia Botuese "Dukagjini" sot ka mbajtur promovimin e dy librave të psikologut,...

Stane Gashi, nëna e UÇK-së

Nue Gashi dhe heroina, gruaja Stane Gashi, kishin 11 fëmijë, 3 vajza e 8 djemë. 3 prej djemve luftuan me armë në duar nën...

Të fundit nga rubrika