Organizata Botërore e Shëndetësisë ka thënë se gjysma e spitaleve në Gaza janë jofunksionale.
Sipas OBSH-së, 22 nga 36 spitale janë jashtë funksionit.
Duke postuar në rrjetin social X, OBSH-ja ka thënë se kjo vjen si rezultat i dëmeve, mungesës së karburantit, sulmeve dhe pasigurive.
Sipas raportit, 14 spitale kanë shumë pak material esencial për t’i mbështetur operacionet e shpëtimit dhe për të ofruar kujdes spitalor.
OBSH-ja ka bërë thirrje për armëpushim të menjëhershëm.
#AskWHO on World Diabetes Day. Ask your questions about #diabetes! https://t.co/jo6HvWuFix
— World Health Organization (WHO) (@WHO) November 14, 2023