OBSH: 9 mijë pacientë në Gaza kanë nevojë për trajtim urgjent jashtë vendit

Rreth 9 mijë pacientë të bllokuar në Gaza kanë nevojë urgjente për trajtim jashtë vendit, tha të shtunën Drejtori i Përgjithshëm i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Tedros Adhanom Ghebreyesus

9000 persona në nevojë urgjente për trajtim jashtë vendit

Rreth 9 mijë pacientë të bllokuar në Gaza kanë nevojë urgjente për trajtim jashtë vendit, tha të shtunën Drejtori i Përgjithshëm i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Tedros Adhanom Ghebreyesus.

Me infrastrukturën e kujdesit shëndetësor të shembur në Gaza, Tedros tha se mijëra  kishin nevojë të trajtoheshin për kancerin dhe dializën e veshkave, si dhe për lëndimet gjatë konfliktit.

Tedros tha se më shumë se tre mijë e 400 janë evakuuar tashmë, por shumë të tjerë duhet të presin miratimin izraelit për t’u larguar.

“Ne i bëjmë thirrje Izraelit të përshpejtojë miratimet për evakuime, në mënyrë që pacientët kritikë të mund të trajtohen,” tha ai. “Çdo moment ka rëndësi.”

Zyra e OKB-së për Koordinimin e Çështjeve Humanitare tha të premten se spitalet pjesërisht funksionale të Gazës mund të ofrojnë vetëm “shërbime të kufizuara” dhe janë të mbingarkuar me pacientë.

Ata po përballen gjithashtu me “mungesa kritike të karburantit, ilaçeve, furnizimeve mjekësore dhe personelit shëndetësor”.

Ai shtoi se më shumë se 400 sulme në infrastrukturën e kujdesit shëndetësor në Rripin e Gazës ishin  dokumentuar  nga OBSH që nga 12 marsi, duke prekur rreth 100 ambulanca dhe gati 100 objekte shëndetësore./ abcnews.al.

 

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika