OBSH: Hepatiti vret 3 mijë e 500 njerëz në ditë

Numri i vdekjeve nga viruset e hepatitit po rritet globalisht, duke arritur në 1.3 milion në vitin 2022, krahasuar me 1.1 milion në vitin 2019, sipas një raporti të Organizatës Botërore të Shëndetësisë. Megjithatë, trajtimi efektiv është i mundur me barna të lira, megjithëse vetëm një pjesë e vogël e personave të prekur marrin trajtimin e nevojshëm

Foto ilustruese

Më shumë se 3 mijë e 500 njerëz vdesin çdo ditë nga viruset e hepatitit dhe numri global po rritet, paralajmëroi të martën Organizata Botërore e Shëndetësisë.

Të dhënat e reja nga 187 vende treguan se numri i vdekjeve nga hepatiti viral u rrit në 1.3 milion në vitin 2022 nga 1.1 milion sa ishte në vitin 2019.

Sipas raportit të OBSH-së, 83 për qind e vdekjeve regjistrohen nga hepatiti B dhe 17 për qind nga hepatiti C.

Për trajtimin e këtyre viruseve ka barna efektive dhe të lira.

Megjithatë, vetëm 3 për qind e atyre me hepatit B kronik morën trajtim antiviral deri në fund të vitit 2022, thuhet në raportin e OBSH-së.

Për hepatitin C, ndërkaq, u trajtuan vetëm 20 për qind e të prekurve.

“Këto rezultate bien ndesh me objektivat globale për të trajtuar 80 për qind të të gjithë njerëzve që jetojnë me hepatit B dhe C kronik deri në vitin 2030”, tha në një konferencë për gazetarë Meg Doherty, udhëheqëse e programeve globale të HIV-it, hepatitit dhe infeksioneve seksualisht të transmetueshme, pranë OBSH-së.

Shefi i OBSH-së, Tedros Adhanom Ghebreyesus, ka thënë se raporti “paraqet një pamje shqetësuese”, raporto Radio Evropa e Lirë. 

“Pavarësisht progresit global në parandalimin e infeksioneve të hepatitit, numri i vdekjeve po rritet, sepse shumë pak njerëz me hepatit janë duke u diagnostikuar dhe trajtuar”, ka thënë ai.

Sipas raportit të OBSH-së, dy të tretat e të gjitha rasteve të hepatitit janë në: Bangladesh, Kinë, Etiopi, Indi, Indonezi, Nigeri, Pakistan, Filipine, Rusi dhe Vietnam.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika