OBSH: Shurupet për kollën mund të lidhen me vdekjën e 66 fëmijëve në Gambia

Një alarm global është lëshuar për katër shurupe për kollën pasi Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) ka paralajmëruar se ato mund të lidhen me vdekjen e 66 fëmijëve në Gambia





Shurupet e kollës sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, janë të lidhura me vdekjen e 66 fëmijëve në Gambia, ndërsa firma e prodhimit të shurupit nuk ka pranuar të komentojë këtë situatë për mediumin BBC.

Shurupet kanë qenë “të lidhura potencialisht me lëndime akute të veshkave dhe 66 vdekje midis fëmijëve”, ka thënë ai.

Produktet ishin prodhuar nga një kompani indiane, Maiden Pharmaceuticals, e cila kishte dështuar të jepte garanci për sigurinë e tyre, ka shtuar OBSH.

Firma ende nuk ka komentuar.

OBSH i identifikoi ilaçet si Solucioni Oral Promethazine, Shurupi i Kollës për Fëmijë Kofexmalin, Shurupi i Kollës për Bebe Makoff dhe Shurupi Magrip N Cold.

Katër produktet ishin identifikuar në Gambia, por “mund të jenë shpërndarë, përmes tregjeve informale, në vende ose rajone të tjera”, ka shtuar OBSH-ja, në alarmin e publikuar në faqen e saj të internetit .

Ai ka paralajmëruar se përdorimi i tyre mund të rezultojë në lëndime serioze ose vdekje, veçanërisht te fëmijët.

Ndërhyrja e OBSH-së erdhi pasi autoritetet mjekësore në Gambia ,një destinacion popullor turistik , zbuluan një rritje të rasteve të dëmtimit akut të veshkave tek fëmijët nën moshën pesë vjeç në fund të korrikut.

Qeveria e Gambisë që atëherë ka pezulluar përdorimin e të gjitha shurupeve të paracetamolit dhe u ka kërkuar njerëzve të përdorin tableta në vend të tyre.

OBSH tha se analizat laboratorike të mostrave të produkteve “konfirmojnë se ato përmbajnë sasi të papranueshme të dietilen glikolit dhe etilen glikolit si ndotës”.

Substancat ishin toksike dhe efektet e tyre “mund të përfshijnë dhimbje barku, të vjella, diarre, pamundësi për të urinuar, dhimbje koke, gjendje mendore të ndryshuar dhe dëmtim akut të veshkave që mund të çojnë në vdekje”, ka shtuar ai.

Zyrtarët shëndetësorë të Gambisë kanë thënë muajin e kaluar se dhjetëra fëmijë kishin vdekur, pa dhënë një numër të saktë.

Duke folur në Gjenevë të mërkurën, shefi i OBSH-së Tedros Ghebreyesus ka thënë se,  “Humbja e këtyre jetëve të reja është përtej zemërthyerjes për familjet e tyre”.

OBSH ka thënë se Organizata Qendrore e Kontrollit të Standardeve të Barnave të Indisë tregoi se prodhuesi mund të ketë furnizuar medikamentet e kontaminuara vetëm në Gambia, raporton agjencia e lajmeve AFP, duke cituar një email nga agjencia shëndetësore e OKB-së.

Por OBSH ka theksuar se “ekspozimi global” ishte i mundur pasi “prodhuesi mund të ketë përdorur të njëjtin material të kontaminuar në produkte të tjera dhe i ka shpërndarë ato në vend ose i ka eksportuar”.





Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika