Oda Amerikane i ka bërë thirrje Kosovës për pjesëmarrje në “Ballkanin e Hapur”

Duke parë rëndësinë e koordinimit dhe integrimit ekonomik, stabilitetit dhe prosperitetit të “Ballkanit Perëndimor” përmes lëvizjes së lirë të mallrave, njerëzve, kapitalit dhe shërbimeve, Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë i ka bërë thirrje Qeverisë që të jetë pjesëmarrëse në iniciativat në vijim për tregun e përbashkët rajonal

Oda Amerikane e Kosoves

Oda Amerikane ka ritheksuar thirrjet e përfaqësuesve të administratës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës se çfarëdo iniciative e bashkëpunimit rajonal duhet të mundësojë përfaqësim të barabartë të të gjitha shteteve të Ballkanit Perëndimor.

Sipas OEAK-së, është përgjegjësi e tri shteteve nismëtare të Ballkanit të Hapur, që të adresojnë brengat e Qeverisë së Kosovës dhe ato të vendeve të tjera skeptike. “Ndërsa, Kosova ta marrë me shumë seriozitet thirrjen e cila i është bërë deri më tani”, thuhet në njoftim.

“Asnjë iniciativë për treg të përbashkët rajonal nuk mund të ketë sukses në rrethana kur jo të gjitha shtetet e rajonit trajtohen në mënyrë të barabartë dhe me respekt, dhe nëse nuk bëhen përpjekje serioze për largimin e aspekteve që irritojnë bashkëpunimin”.

“Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë beson po ashtu se është e një rëndësie tejet të madhe që të gjitha shtetet e Ballkanit Perëndimor të rreshtohen me politikat e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimit Evropian, duke mbajtur qëndrim të harmonizuar duke dënuar invazionin rus të Ukrainës përmes sanksioneve”, thuhet në njoftim.

OEAK

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika