Oda Amerikane: Qeveria po favorizon ndërmarrjet publike, po i diskriminon ato private

Oda Ekonomike Amerikane

Oda Ekonomike Amerikane ka shprehur shqetësimin e saj të thellë lidhur me vazhdimin e trajtimit të favorizuar të ndërmarrjeve publike nga ana e Qeverisë së Republikës së Kosovës, të cilat, sipas saj, cenojnë parimet e konkurrencës së lirë dhe ekonomisë së tregut dhe janë në kundërshtim me aktet juridike të shtetit.

Sipas Odës Amerikane, është shqetësuese që qeveria i ka promovuar direkt shërbimet dhe produktet e operatorit shtetëror të telefonisë mobile “në kundërshtim direkt me dispozitat e ligjit që rregullon funksionimin e ndërmarrjeve publike”, duke shtuar se favorizimet direkte dhe indirekte kundrejt operatorit privat, përbëjnë shkelje të Kushtetutës.

“Oda Amerikane ka përcjellë veprimet e zyrtarëve më të lartë të Qeverisë, përfshirë kryeministrin, të cilët qartazi kanë promovuar produktet e kësaj ndërmarrjeje publike para qytetarëve të Kosovës dhe pjesëtarëve të diasporës, në kundërshtim direkt me dispozitat e ligjit që rregullon funksionimin e ndërmarrjeve publike”.

Tutje thuhet se “Favorizimet direkte dhe indirekte të kësaj ndërmarrje publike kundrejt operatorit privat, respektivisht një investitori të huaj, në një treg të rregulluar, përbëjnë shkelje jo vetëm të dispozitave të ligjit të sipërcekur, por edhe të aktit më të lartë juridik – Kushtetutës së Republikës së Kosovës, e cila parasheh që bazë e rregullimit ekonomik të Republikës së Kosovës është ekonomia e tregut me konkurrencë të lirë”, përfundon njoftimi i Odës Ekonomike Amerikane.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika