Oda e Mjekëve të Kosovës ka reaguar ndaj Shërbimin Spitalor, Klinik, Universitar të Kosovës (ShSKUK), ku gjatë ditë s së diel kë ta të fundit kanë fajësuar Odën e Mjekëve për përgjegjësin e licencimin e logopedit.
I cili dyshohet se ka abuzuar psqikisht në ordinancë ne tij një fëmijë me autizëm.
Oda e Mjekëve ka kundërshtuar reagimin e SHSKUK-së, të cilët sipas Odës së Mjekëvë po mundohen të ja hedhin fajin.
“Oda e Mjekëve të Kosovës kundërshton fuqishëm tentimin e menaxhmentit të Shërbimit Spitalor Klinik dhe Universitar të Kosovës për t’u shfajësuar dhe për ta shmangur përgjegjësinë në barrë të odave të profesionistëve shëndetësorë, e aq më shumë kur Oda e Mjekëve apostrofohet dhe stigmatizohet pa e pasur asnjë kompetencë mbikëqyrëse ndaj profesionistit shëndetësor i cili është strukturë menaxheriale në Klinikën e Otorinolaringologjisë (ORL)”, thuhet në reagimin e OMK-së.
Oda e Mjekëve thekson se nuk ka asnjë përgjegjësi në këtë rast.
“Oda e Mjekëve nuk e ka asnjë përgjegjësi sa i përket detyrimit të mbikëqyrjes për plotësimin e kualifikimeve profesionale të personelit menaxherial për t’i njoftuar institucionet shëndetësore se personelit të tyre, aq me tepër për struktura menaxheriale, u janë skaduar dokumentet e kualifikimit profesional siç është validiteti i licencës”, thuhet në reagim.
Ata shtuan se ShSKUK-ja pa asnjë bazë ligjore dhe faktike po tenton të përfshijë Odën e Mjekëve në një skandal.
“Në reagimin e orëve të vona të mbrëmjes se ditës së djeshme, SHSKUK-ja pa asnjë bazë ligjore dhe faktike, ka tentuar të përfshijë Odën e Mjekëve në një skandal të një zyrtari menaxherial të cilin ditë më parë e kishin emëruar organet e kësaj të fundit. I apostrofuari për të cilin dyshohet se ka keqtrajtuar pacienten fëmijë, me përgatitje profesionale është logoped dhe nuk ka thirrje të doktorit të mjekësisë për të qenë i trajtueshëm në çfarëdo pikëpamje nga ana e organeve të Odës së Mjekëve”, thuhet në reagim.
Oda e Mjekëve e cilësoi reagim e SHSKUK-së si një tentim te tyre për të mbuluar paaftësinë e menaxhimit.
“Komunikata e mbrëmshme e SHSKUK-së është tentim tjetër që në mënyrë për ta mbuluar paaftësinë e menaxhimit, ta hedh fajin në organizata profesionale të cilat kanë përgjegjësi dhe kompetencë vetëm për procedurat shqyrtuese të shkeljeve të mundshme të Kodit te Etikës dhe Deotologjisë Mjekësore dhe jo të menaxhojë dosjet e personelit të SHSKUK-së dhe për emërimet e menaxhereve”, thuhet në reagimin e Odës.
Ata gjithashtu sugjeruan menaxhmetit të ShSKUK-së të lexojë ligjin që e rregullon këtë fushë.
“Ndërkaq menaxhmentit të SHSKUK-së i sugjerojmë që ta bëjnë një lexim të Ligjit për Shëndetësinë, Ligjit për Odat e Profesionistëve Shëndetësor dhe Ligjit për Profesionet e Rregulluara, për t’i qartësuar me përgjegjësitë që janë ligjërisht të parapara”, theksohet në reagim.
Oda e Mjekëve e cilësoi si “analfabetizëm funksional dhe mjerim menaxherial”, mbylljen e ShSKUK-së ndaj bashkërendimeve me Odën e Mjekëve
“Oda e Mjekëve të Kosovës vazhdimisht ka tentuar të bashkërendojë dhe të mbajë takime me drejtuesit e SHSKUK-së, por ata as nuk e kanë pasur dëshirën e as “kohën” për këto bashkërendime. Mbyllja e menaxhmenti të SHSKUK-së dhe Bordit ndaj Odave bënë që të reagohet pas mesnate. Kësaj i thonë analfabetizëm funksional dhe mjerim menaxherial!”, thuhet në reagim.