Oda Ekonomike e Kosovës nënshkruan memorandum bashkëpunimi me Odën Ekonomike Kosovë-Izrael

Të martën e nëntë gushtit, Oda Ekonomike e Kosovës ka arritur marrëveshje mirëkuptimi me Odën Ekonomike Kosovë-Izrael

Të martën e nëntë gushtit, të vitit 2020

Është nënshkruar memorandumi në mes të Odës Ekonomike të Kosovës dhe Odës Ekonomike Kosovë-Izrael për të forcuar bashkëpunimin në mes të Kosovës dhe Izraelit.

Gjatë nënshkrimit të këtij memorandumi është bërë e ditur se kjo marrëveshja parasheh bashkëpunimin e dy odave në projekte të ndryshme si dhe angazhimin e përbashkët në afrimin e bizneseve të të dyja vendeve.

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Lulzim Rafuna, ka thënë se “marrëveshja parasheh harmonizim të projekteve mes dy odave si dhe bashkërendim të aktiviteteve.  E tërë kjo bëhet me qëllim që bizneset e dy vendeve tona të afrohen me njëra-tjetrën dhe të inkurajohet bashkëpunimi i dy ekonomive”.

Të martën e 9 gushtit në ceremoninë e nënshkrimit të Marrëveshjes së bashkëpunimit ishin prezentë edhe Skender Hyseni, Kryetar i Asamblesë së Odës Ekonomike Kosovë-Izrael, si dhe ambasadorja e Izraelit për Kosovën, Tammy Ziv.

Në këtë takim, nga të pranishmit ishte theksuar se duhet të ndërmerren hapa për të inkurajuar thellimin e bashkëpunimit ekonomik në mes të Kosovës dhe Izraelit dhe u zotuan se do të angazhohen për të sjellë në Kosovë investitorë nga Izraeli.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika