Oda Ekonomike e Kosovës përkrahet nga Zyra Tregtare Austriake

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Lulzim Rafuna, është takuar më drejtoreshën e Zyrës Tregtare të Odës Ekonomike Austriake në Kosovë, Vjosa Huruglica Vranovci

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës Lulzim Rafuna, dhe drejtoresha e Zyrës Tregtare të Odës Ekonomike Austriake në Kosovë, Vjosa Huruglica Vranovci

Të hënën e 16 gushtit janë takuar Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Lulzim Rafuna me drejtoreshën e Zyrës Tregtare të Odës Ekonomike Austriake në Kosovë, Vjosa Huruglica Vranovci.

Oda ekonomike e Kosovës përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ka informuar rreth takimit mes Kryetarit Rafuna dhe drejtoreshës Huruglica.

Ata gjatë takimit kanë biseduar për përkrahjen e bizneseve të dy vendeve.

Njëra ndër çështjet e diskutuara ka qenë edhe ndihma për çertifikim të prodhimeve kosovare në standardin TUV, si dhe për përkrahjen e investitorëve nga të dyja shtetet për realizim të investimeve.

Kryetari Rama është shprehur se, “Përkrahja e Zyrës Tregtare Austriake ka qenë shumë e rëndësishme, edhe për bizneset kosovare, edhe për vet Odën Ekonomike të Kosovës”.

Çertifikata nga TUV Austria është mjaftë e rëndësishmë dhe do iu ndihmojë prodhuesve kosovarë.

Kryetari Rama ka treguar për takimin duke thënë se Kryetarja Huruglica ishte e gatshme që t’u ndihmojë bizneseve të Kosovës, dhe se ka përkrahur procesin e reformave të brendshme të kësaj Ode.

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Lulzim Rafuna dhe drejtoresha e Zyrës Tregtare të Odës Ekonomike Austriake në Kosovë, Vjosa Huruglica Vranovci, janë pajtuar që të punojnë së bashku dhe për tu dhënë mbështetje investitorëve në Kosovë.

Pra, pritet që të thellohen bashkëpunimet në të dy institucionet.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika